Lidhja Demokratike e Kosovës thekson se qytetarët e Republikës së Kosovës janë dëshmitarë të qeverisjes më të keqe që ka përjetuar vendi që nga paslufta.
LDK thekson se vetëm për 100 ditë, Qeveria e udhëhequr formalisht nga Ramush Haradinaj, e ka dëmtuar rëndë politikisht, ekonomikisht dhe moralisht çdo aspekt që lidhet me qeverisjen e shtetit.
Sipas LDK-së, për 100 ditë Qeveria Haradinaj u shqua me marrje të vendimeve jashtë kompetencave të Qeverisë, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Ligjin, duke krijuar precedentë të rrezikshëm kushtetues dhe ligjor për të ardhmen e vendit.
“Shembuj të këtyre vendimeve janë: Falja e borxheve në kundërshtim me kompetencat e Qeverisë dhe dëmtimi i buxhetit të Republikës së Kosovës prej rreth 60 milionë euro (vetëm për dy muaj); Ndarja e mjeteve për rastin Kumanova në kundërshtim me Ligjin që ndalon bashkimin në konflikte jashtë shtetit; Shkarkimi i bordeve që janë në kompetencë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për të vënë njerëzit e tij/tyre në këto pozita; Ndarja e mjeteve nga rezerva buxhetore pa asnjë kriter dhe pa përgjegjësi për paranë publike”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Kjo parti thekson se në Kosovë, gjatë kësaj periudhe, është rritur papunësia për 2.9 për qind, siç konfirmon Agjencia e Statistikave e Kosovës.
Më tej thuhet se institucionet e Kosovës kanë degraduar duke u bërë zyre për punësim të zëvendësministrave, të dhëndurëve dhe familjarëve të drejtuesve të Qeverisë.
“Qeveria e Kosovës, për 100 ditë, i ka pasur së paku katër adresa vendimmarrëse, që drejtojnë pjesëza të kabinetit, si rezultat i ndarjes së pushtetit me Radojiçiqa dhe sekserë të tjerë nga të gjitha anët e Kosovës. Shëndetësia kosovare gjatë këtyre 100 ditëve është ballafaquar me fatalitete të rënda, ndërkaq, në anën tjetër, është bërë sektor për punësim dhëndurësh, duke degraduar çdo shërbim. Arsimi, kultura, rinia dhe sporti janë lënë në mëshirë të fatit. Bujqësia, si sektori më i rëndësishëm në vend, udhëhiqet nga një ministër i kompleksuar për shkak të akuzave të fqinjëve të tij se ka ushtruar dhunë gjatë luftës, duke e bllokuar kësisoj çdo projekt në bujqësi”, thuhet në reagim.
Kjo parti më tej thekson se politika e jashtme ka shënuar prapakthim historik, duke rrezikuar njohjet, duke dështuar në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe me skandale publike.
Sipas LDK-së, Kosova, për shkak të qeverisjes jolegjitime, është izoluar si kurrë më parë nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa Qeveria e Kosovës, ka dështuar plotësisht në avancimin e procesit të transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur.
“Qytetarët e Kosovës janë sot më të pasigurt se çdoherë, pasi që vet kryeministri inkurajon anëtarët e kabinetit të tij, dhe të gjithë të tjerët, që të vazhdojnë të qëllojnë me armë zjarri nëpër festa private, duke iu referuar Kanunit. Sa i takon ‘Vendimeve të Mëdha’ me të cilat tentuan t’i mashtrojnë qytetarët, koalicioni aktual i ka tri qëndrime të kundërta, një kryeministri, një tjetër kryetari i Kuvendit e zëvendëskryeministrat, një krejt tjetër partneri ‘vendimtar’ i Qeverisë, që i le në pritje koalicionin me orë të tëra për t’ia bërë kuorumin, Lista Serbe e dirigjuar nga Radojiçiqi”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë