LAJMI I FUNDIT:

LDD: Qëndrimet e Ramosajt devijim nga vija programore

LDD: Qëndrimet e Ramosajt devijim nga vija programore

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë gjatë takimit me përfaqësuesit e degëve të saj në nivel të vendit dhe diasporës shqiptare, të premten, ka vlerësuar se LDD nuk qëndron prapa deklaratave apo qëndrimeve të Berim Ramosajt për bashkimin e kësaj partie me LDK-në, të cilat i ka cilësuar si “devijim nga vija programore e LDD-së”.

Në këtë tubim – siç thuhet në një deklaratë për media – në tërësi u përkrahen qëndrimet e Kryesisë së LDD-së, që u kumtuan nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Lulzim Zeneli.

“Ky forum më i gjerë dhe më përfaqësues i bazës së anëtarësisë së partisë mbështet në plotëni komunikatën e kryesisë së LDD-së ku janë bërë publike qëndrimet e partisë", u theksua ne mbledhje.

Po ashtu u vlerësua se, Lidhja Demokratike e Dardanisë është e qetë dhe stabile dhe mbetet e përkushtuar për t’i ofruar qytetarit të Republikës së Kosovës alternativën më të besueshme për zgjidhjen e problemeve të shumta si dhe kthimin e dinjitetit të qytetarit të rëndomtë pas 15 nëntorit. /Telegrafi/