LAJMI I FUNDIT:

Lavrov thotë se SHBA i dha Rusisë “pesë minuta kohë” përpara sulmit të Sirisë

Lavrov thotë se SHBA i dha Rusisë “pesë minuta kohë” përpara sulmit të Sirisë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha të premten se Shtetet e Bashkuara i dhanë Rusisë disa minuta paralajmërim paraprak para se të kryenin një sulm në Siri.

Dhe sipas Lavrov, ky afat kohor ishte “jo adekuat”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Reagimi i tij vjen derisa ai ka komentuar sulmet ajrore të së enjtes mbrëma amerikane kundër bazave të milicisë “të mbështetur nga Irani” në Sirinë lindore.


“Ushtria jonë u paralajmërua katër ose pesë minuta para kohe. Sigurisht. Ky ishte një lloj njoftimi kur sulmi veçse ishte kryer”, citohet të ketë thënë Lavrov.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara filluan sulmet ajrore në Siri të enjten, veprimi i parë ushtarak i ndërmarrë nga administrata e Joe Biden.

Sipas mediave të huaja, sulmi kishte për qëllim objektet afër kufirit irakian të përdorura nga grupet e milicisë të mbështetur nga Irani, përcjell Telegrafi.

Pentagoni tha se sulmet ishin hakmarrje për një sulm me raketa në Irak në fillim të këtij muaji që vrau një kontraktor civil dhe plagosi një anëtar të shërbimit amerikan dhe trupa të tjerë të koalicionit.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, kishte thënë se veprimi i SHBA ishte një “përgjigje proporcionale ushtarake” e marrë së bashku me masat diplomatike, duke përfshirë konsultimet me partnerët e koalicionit.

“Operacioni dërgon një mesazh të qartë: Presidenti Biden do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan dhe të koalicionit”, ka thënë Kirby. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth

Pas deklaratave të Vulinit se Serbia me Vuçiqin nuk do të anëtarësohet në NATO dhe t’i vendosë sanksione Rusisë – reagon politikani gjerman Michael Roth

Serbia
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Ministri italian i Kulturës e pranon me lot në sy se tentoi ta punësojë të dashurën si këshilltare në ministri

Evropa
Policia gjermane qëllon “të dyshuarin” në afërsi të konsullatës izraelite nw Mynih

Policia gjermane qëllon “të dyshuarin” në afërsi të konsullatës izraelite nw Mynih

Evropa
Papa dhe imami indonezian bëjnë thirrje të përbashkët për paqe, vizitojnë tunelin që lidhë xhaminë me një katedrale katolike

Papa dhe imami indonezian bëjnë thirrje të përbashkët për paqe, vizitojnë tunelin që lidhë xhaminë me një katedrale katolike

Azia
Kreu marrëdhënie intime në faltoren japoneze, arrestohet austriaku

Kreu marrëdhënie intime në faltoren japoneze, arrestohet austriaku

Azia
Kalo në kategori