LAJMI I FUNDIT:

Lavrov: Serbët kanë të drejtë të shfaqin vullnetin e vet në Kosovë

Lavrov: Serbët kanë të drejtë të shfaqin vullnetin e vet në Kosovë

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, gjatë një paraqitje në Dumën ruse, ka deklaruar se është i papranueshëm detyrimi i serbëve të Kosovës që të pranojnë legjitimitetin e misionit të BE-së në Kosovë.

Lavrov ka shfaqur bindjen se popujt minoritarë që jetojnë në Kosovë, para së gjithash serbët, por jo vetëm serbët, kanë të drejtë të plotë të shfaqin vullnetin e vet se ku duan të jetojnë dhe ku duan të qëndrojnë, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, që është lëshuar të martën për opinion.

Në stenogramin e fjalës së Lavrovit për deputetët janë përmendur edhe thëniet e tij se “nuk është e rastit që në Mitrovicë dhe në enklavat të tjera në Kosovë të banuara me serbë, komunat serbe kategorikisht refuzojnë të bashkëpunojnë me këdo nga përfaqësuesit ndërkombëtarë pos me KFOR-in dhe UNMIK-un, që janë formuar në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“T’i detyrosh ata për diçka tjetër, t’i nënshtrohen dhe të pranojnë gjoja legjitimitetin e BE-së është absolutisht e papranueshme”, ka thënë Lavrov duke theksuar se Moska për këtë do të flasë edhe me përfaqësuesit e BE-së e të UNMIK-ut e të cilat “kohë pas kohe, sidomos në nivelin e udhëheqësve të misionit, tregojnë sprovën e dorëzimit të kompetencave misionit të KB-së”.


Ai po ashtu ka thënë se Rusia tani “ka të drejtë të pyetet dhe ka pyetur partnerët e vet perëndimorë të cilët kanë konfirmuar se është e pamundur të vazhdohen negociatat për statusin dhe më nuk duhet pritur nëse argumenti i tyre se shqiptarët kurrë nuk do të mund të jetojnë me serbët” mund të zbatohet si parim edhe në situatën brenda Kosovës.

“Ata nuk dinë çfarë të përgjigjen”, ka thënë Lavrov dhe ka shfaqur bindjen se situata nuk është ndaluar në zhvillimin e vet. /zëri/telegrafi/