Lavdia e pranverave studentore nga demonstratat deri në Pavarësi
Demonstratat historike studentore në Kosovë, ishin fillim-shkatërrimi i ish-Jugosllavisë dhe stuhia e prishjes së themeleve pushtuese sllave të vendosura dhunshëm nga Serbia mbi trojet tona autoktone shqiptare. Pikënisje e të gjitha këtyre arritjeve fatlume ishin pranverat e demonstratave studentore që nga viti 1981, të cilat sot në 30 vjetorin e tyre, me nderim kujtohen kudo në vend dhe mërgim. Demonstratat historike shqiptare, të cilat në vitin 1981 shpërthyen në Kosovë, ishin lëkundje të fuqishme, si ato të tërmeteve shumë ballësh, nga stuhitë e cunamit të të cilave-pëlcitën thellë, themelet hermetike serbosllave të betonuara përdhunshëm, mbi tokat tona arbërore.
Protestat studentore do të fillonin nga Studentët e Universitetit të Kosovës me 11 dhe do të vazhdonin me 26 Mars të vitit 1981 në Prishtinë, të cilat me 1 dhe 2 Prill do të ktheheshin në demonstrata gjithë popullore për tu përhap në gjithë hapësirat e Kosovës, dhe viseve tjera shqiptare. Pranvera Studentore e Mars-Prillit të vitit 1981 do t’i gjente Shqiptarët në vazhdim-qëndresën e filluar nga pararendësit tanë atdhetarë që nga pushtimi i trojeve tona nga serbosllavia, e cila nuk do të ndalej asnjëherë, deri në çlirimin definitiv të Vendit. Në fakt, lufta për çlirimin e trojeve tona nga Turqia do të fillonte që nga formimi i lidhjes së Prizrenit me 10 Qershor të vitit 1878, për të vazhduar me përpjekje dhe luftëra të armatosura të pandërprera në pjesë të ndryshme të vendit për afro 34 vite me radhë, përmasa e të cilave do të rritej me 1909-1911 për të marrë karakter gjithëkombëtar dhe arrit kulmin e përpjekjeve çlirimtare me 28 Nëntor të vitit 1912 kur përfundimisht do të shpallej Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë dhe do të përzihej përgjithmonë Turqia, nga trojet tona.
Por përkundër të gjitha luftërave dhe përpjekjeve tona kombëtare, fuqitë e mëdha në Konferencën e Londrës të vitit 1913, do të vendosnin për copëtimin e trojeve shqiptare, të cilat do të ndaheshin dhe pushtoheshin nga fqinjët tanë grabitqar, sllavë dhe grekë, pushtim ky që në pjesë të mëdha të trojeve tona edhe sot vazhdon. Pushtimi sllav i filluar që nga viti 1878 me marrjen e Pirotit, Prokuples, Toplicës, Sanxhakut të Nishit dhe disa pjesë të Kosovës verilindore, ishte përcjell me brutalitet të ashpër okupues kur të gjithë shqiptarët të cilët jetonin atje, u shpërngulën me dhunë nga ato pjesë, duke bërë spastrimin e plotë etnik dhe aneksimin e tokave të tyre. Pushtimi do të vazhdonte edhe në vitin 1912, me okupimin e Kosovës dhe trojeve tjera etnike, pushtim ky që nuk u pranua kurrë nga shqiptarët, të cilët në mënyrë të denjë do t’i përgjigjeshin me të gjitha format e mundshme të rezistencës e cila do të vazhdonte e pa ndalur nëpër vite dhe dekada, me luftëra dhe demonstrata, kundër pushtuesit serb, për të mos u ndërprerë asnjëherë, deri në vitin 1999 kur edhe u arrit çlirimi definitiv i Kosovës.
Demonstratat historike studentore në Kosovë, ishin fillim-shkatërrimi i ish-Jugosllavisë dhe stuhia e prishjes së themeleve pushtuese sllave të cilat ishin të vendosura dhunshëm nga Serbia, mbi trojet tona etnike shqiptare. Gjendja e rëndë ekonomike e një pjese të madhe të popullit tonë dhe shtypjet e padurueshme politike mbi shqiptarët e të gjitha shtresave shoqërore, gjithandej trojeve tona nën Jugosllavi, ishte edhe shkaku fillestar i shpërthimit të demonstratave historike shqiptare në ato vite, nga të cilat shpejtë dhe fuqishëm, do të konkretizoheshin – kërkesat kombëtare, për liri dhe pavarësi! Kjo ishte edhe nisja e krijimit të Republikës së Kosovës, për realizimin e së cilës do të duheshin edhe 18 vite të tjera të gjata përpjekjeje e vetëflijimi me protesta të reja dhe demonstrata të mëdha deri te lufta heroike e UÇK-s për liri, që me ndihmën e aleates sonë – NATO-s, në Qershor të vitit 1999, do të arrihej edhe çlirimi i Kosovës.
Por, megjithatë edhe pas çlirimit, do të kalonin edhe disa vite me ndërrim e shndërrim pushtetesh të huaja mbi vendin tonë, me tensione dhe paqëndrueshmëri të gjendjes së sigurisë dhe asaj statusore të Kosovës, me demonstrata e pakënaqësi që në marsin e vitit 2004, do të shpërthenin në të gjitha anët, kur vetëm pas këtyre trazirave do të thyhej Status-QUO–ja e pakuptimtë e vendosur, padrejtësisht mbi vendin tonë. Vetëm atëherë do të vihej në lëvizje edhe Çështja e statusit të Kosovës, për të cilin do të fillonin edhe bisedimet, që nga shkurti i vitit 2006 të cilat do të vazhdonin si bisedime të stërzgjatura për të përfunduar si dështim bisedimesh me Serbinë, në fundvitin e 2007-tës. Dhe pas kaq shumë vuajtjesh, pritjesh dhe sprovash, Evropa dhe Bota më në fund do të bindeshin se Kosova e meritonte Pavarësinë. Ndaj, me 17 Shkurt të vitit 2008 Parlamenti i vendit, përfundimisht do ta shpallte Kosovën shtet të lirë, Sovran dhe të Pavarur!
Pikënisje e të gjitha këtyre arritjeve fatlume ishin pranverat e demonstratave studentore që nga viti 1981 të cilat sot në 30 vjetorin e tyre, me nderim kujtohen, kudo-në vend dhe mërgim. Lavdi studentëve të atyre pranverave historike dhe të gjithë shqiptarëve, anë e mbanë trojeve tona etnike, të cilët u sakrifikuan dhe kontribuuan me të gjitha mundësit e tyre dhe në të gjitha format e mundshme, për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?