LAJMI I FUNDIT:

Largohet nga shtëpia gjysmëlakuriq për të ‘shpëtuar’ nga miu

Largohet nga shtëpia gjysmëlakuriq për të ‘shpëtuar’ nga miu

Një person në Gjermani ka lëshuar shtëpinë e tij gjysmë i zhveshur dhe ka dalë në rrugët e ftohta të mbuluara me borë për të ikur nga një mi në dhomën e tij të ndejës, kanë njoftuar autoritetet të enjten.

"Ai ka thënë se nuk ka asgjë tjetër në botë që i fut tmerrin më shumë se minjtë", ka sqaruar njoftimi i lëshuar nga policia në Goettingen.

Pas thirrjes emergjente të bërë në orët e hershme të mëngjesit, policët në qytetin qendror e kanë gjetur 23-vjeçarin i cili kishte veshur vetëm brekët dhe pantoflat e tij në një kabinë telefonike afër shtëpisë së tij.

Ai u ka thënë policëve se e kishte parë një mi duke lëvizur shpejt nëpër dysheme derisa ishte duke shikuar një film, dhe se ishte larguar menjëherë nga shtëpia.


Policia nuk ka arritur t’i bie në gjurmë miut, por i kanë thënë atij se është e sigurt për t’u kthyer në shtëpi. Megjithatë, ai nuk ka pranuar dhe ka shkuar tek disa të afërm të tij.