Dorian Koçi
Lord Bajroni (Byron), përfaqëson një dukuri të veçantë në qytetërimin perëndimor. Heroi bajronian që ai krijoi paraqet jo vetëm klithmën e ndryllur prej shekujsh për liri individuale e kolektive, por edhe pikëllimin e madh të shekullit për mos përmbushjen e këtyre të drejtave themelore.
Fundi i shekullit të XIX dhe fillimi i shekullit të XIX ka një veçanti që shfaqet për herë të parë në mendimin evropian që nga Roma e lashtë. Natyra, forca dhe bukuria e saj zëvendëson arsyen dhe racionalitetin e shekullit XVII. Mirëpo, natyra te Bajroni nuk është si të Wordsworth që përdëllohet e mahnitet nga lulet narcis apo zambakët e ujit, por është një aspekt i rëndësishëm që përmbush dhe realizon ëndrrat e heronjve të vet. Kështu p.sh., në poemën i “Burgosuri i Shilonit”, heroi kryesor harron vuajtjet e veta vetëm sepse përmes hekurave të dritares së burgut shikon panoramën e maleve të Zvicrës dhe bukurinë e liqenit. Këto karakteristika të veçanta të artit dhe personalitetit të tij bënë të mundur që qysh në gjallje të tij, Bajroni të krijonte një audiencë të gjerë dhe pasues të shumtë.
Një pjesë e madhe e bashkëkohësve të tij pavarësisht profesionit që kishin iu bashkëngjitën idesë së tij për ringjalljen e Greqisë dhe krijimin e Komitetit për Lirinë e Greqisë. Mes personaliteteve të shumtë kulturorë që morën pjesë në këtë komitet ishte dhe William Parry me profesionin inxhinier që e shoqëroi Bajronin deri në Mesolongj. Një vit pas vdekjes së Bajronit, ai botoi librin “Ditët e fundit të Bajronit”, ku përshkruan momentet e fundit të Bajronit dhe jetën e 600 luftëtarëve suliotë që e shoqëronin atë. Në atë kohë Mesolongji ishte një qytet fare i vogël dhe i varfër me 3,000 banorë. Ishte i papastër, i pasistemuar e plot mjerim, i ndërtuar mbi baltë e pellgje i rrethuar nga këneta të cilat mund të quhen brezi i vdekjes.
Banesa ku zuri vend Bajroni ishte fare e thjeshtë, megjithatë u bë shtabi i kryengritjes për disa muaj (Afrim Karagjozi. Bajroni. Plejad:2009, fq. 261). Mirëpo, përveç përshkrimeve shumë të rëndësishme dhe autentike për momentet fundit të Bajronit, në librin e William Parryt (London: Printeted for Knight and Lacey, 1825), janë botuar dhe tri ilustrime nga piktori i njohur dhe ilustruesi i talentuar Robert Seymur (1798-1836).
Parry ishte shoqëruesi i Bajronit në përpjekjen e tij për të formuar një batalion kryengritësish suliotë në revoltën ndaj Perandorisë Osmane më 1824. Ai njihet si ilustrues i disa kryeveprave të letërsisë angleze dhe botërore, si “Klubi Pikuik” i Dickensit apo dhe ilustrimet e disa kryeveprave të tjera botërore. Tabloja e parë titullohet “Largimi i Bajronit nga Tepelena me truprojën e nderit të Ali Pashë Tepelenës” (1825) ose “Lord Bajroni me truprojën e tij suliote”. Tabloja është imagjinare dhe në rastin kur mendohet se është largimi i Bajronit nga Tepelena, çuditërisht tabloja korrespondon me panoramën e pikturuar.
Në tablo shquan rrjedha e lumit të Vjosës dhe duket se është porta kryesore e quajtur porta e pashait. Nuk ka mundësi që të jetë Mesolongji, pasi ai është një port i vogël, kurse panorama e pikturuar pasqyron terren malor. Shpeshherë ilustruesit e mëvonshëm të veprave të romantikëve dhe udhëtarëve vepronin mbi skica të hartuara nga udhëtarë më të hershëm që kishin vizituar vendet për të cilat bëhej fjalë.
Në skicë janë pasqyruar katër topa dhe dy ushtarë. Njëri nga ta tregon me dorë, kurse tjetri pi duhan me një pipë të gjatë. Ata janë të veshur ndoshta si artiljerë, pasi nuk kanë rroba tradicionale shqiptare të identifikuara lehtë nga fustanella. Prania e artilerisë në skicë dëshmon për një element të rëndësishëm të ushtrisë së Ali Pashë Tepelenës. Ali Pashë Tepelena mund të blinte dhe të importonte nga shtete të ndryshme evropiane armatime, municione dhe pajisje të ndryshme ushtarake. Në Pashallëkun e Janinës u zhvillua arma e artilerisë, xhenios, si dhe e zbulimit. Ushtria zotëronte një park artilerie me 500 gryka zjarri. Ali Pasha ngriti edhe një uzinë ku në 1807 u prodhua mortaja e parë me cilësinë e mortajave bashkëkohore që prodhoheshin në Evropë (Prof. Asoc. Dr. Bernard Zotaj: Ushtria e Ali Pashë Tepelenës. Gazeta Telegraf. 25 Janar, 2017).
Bajroni i takoi suliotët gjatë udhëtimit të tij të parë në Shqipëri e Greqi më 1809 dhe gjatë udhëtimit të tij të dytë në Greqi më 1823-1824. Ai i admiroi aftësitë ushtarake të shqiptarëve dhe shkroi me simpati për ta.
Në letrën dërguar nënës së tij në datën 12 nëntor 1809, midis të tjerash Bajroni shkruan: “…I dua shqiptarët shumë. Në udhëtimin që bëra, kam rojtur një herë dy ditë, dhe një herë tjetër tri ditë, në një kazermë shqiptarësh, dhe s’kam gjetur kurrë ushtarë aq të pëlqyer sa shqiptarët, ndonëse kam qenë në garnizonet e Gjibraltarit e të Maltës, dhe kam parë shumica ushtarësh spanjollë, frëngj, sicilianë dhe anglezë. Nuk më vodhën gjësend dhe më ftuan me gëzim të marr nga zahireja dhe nga qumështi i tyre…”!
Po kështu në shënimet e poemës së “Çajld Haroldit” (Childe Harold’s Pilgrimage, 1812-1817), shkruar në bazë të përshtypjeve nga udhëtimet të poetit në Spanjë, Greqi, Shqipëri, Zvicër, Itali etj., ai shkruan për një moment kur qëndron në një vendpushim dhe suliotët i marrin këngës dhe valles rreth zjarrit. Bajroni përshkruan një vendqëndrim në Lutraki në Greqi, ku ai i shoqëruar nga 50 trupa shqiptarësh dhe arvanitësh po udhëtonte drejt Tripolicës për të takuar Veli Pashën, djalin e Ali Pashë Tepelenës. Aty rreth zjarrit dhe natën, pasi hëngrën dhe pinë verë, shoqëruesit shqiptarë u ngritën dhe ia morën valles. Bajroni në shënime shkruan: “Nata ishte e errët, por në flakëritjen e zjarrit të kapte syri një korije, ca shkëmbinj dhe një liqen të cilët tok me pamjen e egër të valltarëve të ngjante me një tablo që mund të kishte qenë piktura më e bukur e ndonjë piktori të tipit të autorit të Misterit të Udalfit. Dhe ndërsa e mërmërisnin këtë këngë, vinin rrotull zjarrit, uleshin në gjunjë, hidheshin lart dhe vinin rrotull, kurse kori përsëriste fjalët. Fëshfërima monotone e valëve mbi guralecë në buzë të detit, ku ishim ndarë në grupe, mbushte menjëherë intervalet e heshtjes së këngëve me butësi dhe thyente monotoninë e tingujve”.
Më vonë, piktorët H.Waren dhe W.Finden që realizuan ilustrimet e poemës “Shtegtimet e Çajld Haroldit” në 1830, realizuan këtë gravurë të luftëtarëve shqiptarë duke vallëzuar. Ata e quajtën “Vallja Suliote”, duke dëshmuar se edhe pas kaq vitesh imazhi romantik i suliotëve ende gjallonte në artin evropian.
Në ditarin e vet në 10 tetor të vitit 1823, Bajroni në Mesolongj shkruante për sulitotët: “Suliotët, këtu e gjetkë që janë, më kanë në zemër ose, së paku kanë krijuar një lloj miqësie të re me mua (meqë u kam ndihmuar si atyre edhe familjeve të tyre, mesa munda sipas rrethanave), prandaj është afër mendjes se kanë dëshirë të madhe që të bëhem kryeprijësi i tyre (nëse mund ta them kështu). Tani për tani s’do ta doja diçka të tillë, meqë ka mjaft përçarje dhe prijës. Por, në qoftë nevoja, pse jo? Suliotët njihen sot për sot si luftëtarët më të mirë dhe besnikë, kështu që, ka të ngjarë që të jem i detyruar ose të kem dëshirë, ose nevojë, që ta kem përkrahjen e burrave të tillë, me ndihmën e të cilëve, siç ma thotë mendja, do të mund të bëhej diçka si në Greqi ashtu dhe jashtë saj (meqë kudo ka mjaft padrejtësi për të zhdukur)” (Abdullah Karjagdiu, Bajroni dhe shqiptarët, fq. 128, tezë e doktoraturës).
Siç shikohet, koncepti i lirisë te Bajroni nuk ishte i lidhur ngushtë vetëm me lirinë e Greqisë, por ai mendonte për një liri universale për parimet e së cilës duhej luftuar kudo në Evropë. Sulitoët, për të cilët ai shkruante në ditarin e vet më 28 shtator 1823 në Qefaloni, se ishin një kastë ushtarake e të krishterëve ortodoksë shqiptarë (H.Spender. Byron and Greece, fq. 226), i shikonte si detashment të lirisë romantike që po mbizotëronte gjithandej nëpër Evropë.
Tabloja “Largimi i Bajronit nga Tepelena me truprojën e nderit të Ali Pashë Tepelenës” (1825) ose “Lord Bajroni me truprojën e tij suliote”, edhe pse është realizuar një vit më vonë se vdekja e Bajronit, dëshmon për ndikimin e madh që pati vepra “Shtegtimet e Childe Haroldit” dhe përshkrimi i shqiptarëve në mendimin evropian të kohës.
Bibliografia:
Abdullah Karjagdiu, Bajroni dhe shqiptarët. (tezë e doktoraturës)
Byron . Shënimet e Childe Harold. Tiranë 1973, përkthyer nga Skënder Luarasi.
Spender. Byron and Greece, 1924.
Asoc. Dr. Bernard Zotaj: Ushtria e Ali Pashë Tepelenës. Gazeta Telegraf. 25 Janar, 2017.
William Parry . “Ditët e fundit të Bajronit”. London: Printeted for Knight and Lacey, 1825
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme