LAJMI I FUNDIT:

Lakuriqi në jelekun e gjinjve

Lakuriqi në jelekun e gjinjve

Një tinejxhere është mpiksur kur ka kuptuar se një lakuriq i vogël ishte rehatuar brenda jelekëve të saj, derisa ajo e kishte mbajtur atë për pesë orë aty.

Një recepsioniste hoteli, Abbie Hawkins, kishte menduar se është duke i bërë telefoni kur i kishte dëgjuar dridhjet në gjinj.

Mirëpo vetëm pas disa orësh kishte kuptuar se krijesa e vogël ishte futur në sutienet e saj.

“Kur e kuptova se kishte qenë lakuriq, jam shokuar. Mirëpo më pastaj ndjeva keqardhje për të. Dukej shumë rehatshëm aty brenda, mendoj se kam vepruar keq që e kam shqetësuar”, ka thënë Abbie.