A ndryshojnë, vërtetojnë apo sajojnë mediat qëndrimet dhe mendimet tona? Nëse po, si ndodhë një gjë e tillë?
Procesi i formimit të lajmit kalon nëpër një proces të seleksionimit. Cilat janë kriteret që një ndodhi duhet t`i plotësojë, për t`u shndërruar në një lajm publik dhe kush janë ata të cilët e marrin këtë vendim? Kohën e fundit janë disa vlera, të cilat fort po ndikojnë në “lindjen” e lajmit. Ato janë: burimi, personat elitë, personifikimi, negativiteti dhe konflikti.
Është fakt se mediat janë të rrethuara nga institucionet e shoqërisë, si p.sh: gjykatat, qeveria, partitë politike, organizatat private etj. Dhe, që të gjitha këto së bashku kanë ndikim në media.
Duke u nisur nga procesi i përpunimit të lajmit, del se realiteti nuk është neutral, por ky varet nga perspektiva e gazetarit dhe mënyrës se si ai e “përpunon” një ndodhi.
Shtrohet pyetja: Cili lajm po mbisundon në Kosovë? Sa shpesh prezantohet në media ky lajm? Si përdoret gjuha rreth lajmit?
Në aspektin global, mediat përdorin frikën si instrument, për të ndikuar në masën. Sot, termi “anti-komunizëm” është zëvendësuar me termin “War on terror” (luftën kundër terrorizmit). Ndërsa, në aspektin lokal, si tek ne në Kosovë, termi “rreziku nga Serbia” është zëvendësuar me termin “rreziku nga islami”.
Lajmi mbi ekstremizmin islam ka shpërthyer. S’ka ditë e s’ka net që nuk bombardohemi me lajmin me karakter fetar. Por shtrohen pyetjet: në ç‘mënyrë po përdoret ky lajm? Pse mu tani ky lajm? E paqëllimshme dhe e rastësishme kjo?
Të jem i qartë, çdo ekstremizëm është i rrezikshëm, qoftë ai fetar, politik apo ekonomik. Këtu s’ka dyshim, por pse fokusimi i lajmit në një religjion?
Domosdoshmërisht më duhet të huazoj mendimin e filozofit Bourdieu. Ai thotë se në çdo shoqëri gjendet e ashtuquajtura "hapësirë doksike". Fjala “doxa” do të thotë "jo politike", "jo e diskutueshme" ose "mendim i përkryer dhe i përfunduar".
Shkurt e shqip, “hapësire doksike” është ajo hapësirë në të cilën një shoqëri nuk shtron pyetje, nuk kërkon llogari mbi idetë dhe proceset politike, sepse këto procese konsiderohen si të "përkryera" dhe nënkuptohen si "normale".
Po, brenda "hapësirës doksike" mund të këtë edhe debate, por këto “debate”, para së gjithash, janë "ortodokse". Pra, “debati” do të pranojë që të vetëkufizohet brenda kornizave ideologjike, të cilat po ashtu konsiderohen si "korniza të përkryera".
Në këto shoqëri mund të ketë edhe “debate heterodokse”, ku këtu do të ketë diskutime e analiza relevante për shoqërinë. Mirëpo, këto debate të pakontrolluara nuk pëlqehen nga ata që e kontrollojnë hapësirën publike. “Papritmas” e shpejtë e shpejtë angazhohen parti e interesa të mëdha që ta kundërshtojnë e ta eliminojnë “debatin heterodoks” dhe mundësisht ta imponojnë ta mbajnë gjallë debatin e "hapësirës doksike".
Pikërisht kjo, pra “hapësira doksike” po dominon në vendin tonë. Temat për situatën kapituluese në veriun e Kosovës, si dhe korrupsionin në majat e Qeverisë, nuk dëshirohen të studiohen, analizohen, e të gjykohen. Kjo hapësirë “nuk bën“ të cenohet, "nuk guxon" të preket e as të kritikohet. Por, në momentin kur “hapësira doksike” fillon ta humbas ndikimin, atëherë politika vepron: “sajohet” lajmi ideologjik e propagandistik. Dhe, ku ka më të përshtatshëm se lajmi me karakter fetar, e veçanërisht “frika” nga “rreziku islam”.
Po kështu na paraqitet porosia nga lajmi shqip. Thuaja se religjioni qenka rrezik e kërcënim për shqiptarët më i madh se sa rreziku e kërcënimi që vjen nga politikat çetnike të Serbisë. Më i madh se rreziku që na vjen nga kolapsi politik e social. Më i madh se vdekja nga krimi, korrupsioni, hajnia, mos edukimi, mos arsimimi e nepotizmi. E pabesueshme!
Lajmi shqip ka arritur që fenë ta personalizojë dhe ta kriminalizojë. Arriti deri aty sa që vlerat islame t’i zhdukë e t’i komprometojë. Bile-bile, tema dhe “debati për fenë” neutralizoi edhe temën dhe debatin për rrezikun nga Serbia. Tani, rreziku, sipas lajmit të partisë, nuk vjen nga Serbia, por nga “shamia”!?.
Veçanërisht, intelektualët e pavarur dhe opozita e shëndoshë kanë interes që ta dobësojnë dhe mundësisht ta asgjësojnë "hapësirën doksike", ndërsa klasa politike në pushtet, “analistët dhe ekspertët” e pushtetit kanë interes që ta mbrojnë integritetin e “hapësirës doksike” ose, po që se nuk është e mundur kjo, të paktën të zëvendësojë dhe ta favorizojë “debatin ortodoks”, pra “debatin e butë” e më pak të rrezikshëm. E pra, kontrolli i temës ditore (agenda setting) është me rëndësi, sepse përmes imponimit të temës ditore, lajmi të “mëson”, se me çka duhet të merresh ti si qytetar. Pra, ky lajm të udhëheqë dhe ta kontrollon vëmendshmërinë.
Secilën herë, kur Hashimi “kapitullon” tek Serbia, diku “zbulohet e gjendet” një videoxhirim, si për shembull në “YouTube”. E, ky lansohet si “lajm”. Zakonisht ky lajm ka një aktor, hoxhën (më duhet të them se këta hoxhallarë që po i seleksionon “hapësira doksike”, vërtetë nuk janë përfaqësues të denjë të fesë islame).
Mediat e pushtetit nuk bëjnë asgjë tjetër, pos ndërmjetësimit të videos, si dhe publikimit të saj pa filter e pa kodeks gazetaresk. Kritika nga sociologët, psikologët dhe analistët nuk dëgjohet. Këtu s’ka debate të shëndosha dhe as organizim institucional se çfarë të bëhet me njerëzit e sëmurë, me rininë e pashpresë e të papunë. Shteti nuk “duket”. Nuk ka asnjë organizëm që trajton këta njerëz, s’ka edukim e as përkujdesje sociale. Sepse, etiketimi i një feje e një grupi të madh të shoqërisë është kryeqëllimi i lajmit. Sepse, kjo shkakton “mjegull”, e “ujku do mjegull”, thonë.
Në këtë mënyrë, mediat shqipe vazhdimisht po kontribuojnë në krijimin dhe forcimin e regjimit, institucioneve dhe sistemeve sociale të korruptuara. Këto media e këta gazetarë – me apo pa vetëdije – po ushqejnë konfliktin artificial dhe po e acarojnë debatin. Dhe, mënyra më e mirë për ta tensionuar publikun, siç po shihet, është kontrolli i informacionit dhe ndikimi në qëndrimet tona.
Tanimë debati politik, akademik dhe ai kulturor është shndërruar në “debat” për “shamija e syneti”.
Dikur nuk ishte kështu… Gjergj Kastriotin, Nënë Terezen, Vëllezërit Frashëri e të tjerë, ikona të pavdekshme, nuk kishte bir nëne që na i shembte dot, bile as në kohën e Rankoviqit e as të Milosheviqit!
Të pyes ty, sa ka faj lajmi shqip në shembjen e ikonave shqipe?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvilloj ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania Kosovare ZiuuRugs

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker