LAJMI I FUNDIT:

Lajm i mirë për Pejën, Shaptahu luan sonte

Lajm i mirë për Pejën, Shaptahu luan sonte

Edhe pse u përfol shumë se organizatori pejan, Samir Shaptahu, do të mungonte në ndeshjen ndaj Kozuvit në Ligën Ballkanike që zhvillohet sonte, kryesia e klubit ka konfirmuar për Telegrafin se ai do të luajë sonte.

Samiri kohën e fundit ishte duke vuajtur nga një lëndim në këmbë të cilën ende nuk e ka sanuar plotësisht, mirëpo sonte ka vendosur që t’i durojë dhimbjet vetëm e vetëm për të mos e lënë skuadrën në baltë.

“Samir Shaptahu edhe pse me këmbë të lënduar ka vendosur që sonte të paraqitet me ekipin, ndërsa ka filluar të ndjehet më mirë dhe dëshiron t’iu ndihmojë bashkëlojtarëve me gjithë fuqinë e tij”, ka deklaruar një burim brenda kryesisë së klubit.

Lajm tjetër i mirë është se edhe qendra amerikane, George Odufuwa, ka filluar të stërvitet që disa ditë me klubin dhe njëjtë sikur Samiri edhe ai do të japë gjithçka nga vetja që Peja t’i hakmerret Kozuvit për humbjen e shkaktuar në ndeshjen e parë. /Telegrafi/