LAJMI I FUNDIT:

Lahi Brahimaj, daja i Ramush Haradinajt, punësohet në Agjencinë e Kryeministrisë

Lahi Brahimaj, daja i Ramush Haradinajt, punësohet në Agjencinë e Kryeministrisë

Lahi Brahimaj nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e vitit 2017.  Ai mori 8,121 vota, të cilat ishin të pamjaftueshme për të mposhtur konkurrencën në listën e koalicionit PDK-AAK-NISMA në garën për deputet.

Mirëpo, Brahimaj nuk ka mbetur jashtë institucioneve.

Gazeta Jeta në Kosovë ka zbuluar se Brahimaj është punësuar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.


Punësimi i tij është bërë në kohën kur kryeministër është nipi i tij, Ramush Haradinaj.

AUV-ja është agjenci në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në tetor të vitit të kaluar, Brahimaj është punësuar në pozitën e Udhëheqësit të Sektorit të Administratës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Brahimaj e ka konfirmuar se është punësuar në këtë pozitë. Thotë se nuk ka kërkuar dhe nuk ka marrë ndihmë nga Kryeministri për t’u punësuar. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

“Jam punësuar që rreth 3 muaj përmes konkursit”, tha Brahimaj për Kalloxo.com.

“Për nderin tim, jo”, u shpreh Brahimaj kur u pyet nëse ka pasur ndërhyrje ose ndihmë nga ana e Kryeministrit për punësimin e tij.

Në lidhje me zgjedhjen e Lahi Brahimajt si ushtrues detyre të kësaj pozite në AUV, koment kishte dhënë edhe Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHC).

Sipas tyre procedura e rekrutimit për këto pozitë kishte qenë e rregullt.

Kriteret e kërkuara në konkurs për këtë pozitë punë kishin qenë që kandidati të ketë diplomë universitare në fakultetet: juridik, ekonomik apo administratë publike si dhe të ketë së paku 4 vjet përvojë punë profesionale.

Për këtë pozitë kishin aplikuar 7 persona, ndërsa në listë të ngushtë kishin hyrë 5.

Në arsyetimin e vendimit të KPMSHC-së se gjithçka kishte shkuar në rregull me procedurën e rekrutimit, ku ishte zgjedhur Lahi Brahimaj, ka treguar edhe për përvojën e punës së këtij të fundit.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori