LAJMI I FUNDIT:

Kylian Mbappe edhe zyrtarisht konfirmoi se po qëndron në PSG

Kylian Mbappe edhe zyrtarisht konfirmoi se po qëndron në PSG
Kylian Mbappe (Foto by Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Ka javë të tëra që po flitet rreth të ardhmes së super yllit botëror të futbollit, Kylian Mbappes, i cili është raportuar se do të largohet nga PSG-ja.

Sulmuesi ka kohë që po ndiqet hap pas hapi nga Zinedine Zidane dhe Real Madridi pasi që ata po kërkojnë që të përforcojnë radhët e tyre para fillimit të kampionatit spanjoll si dhe Liga e Kampionëve.

Por, njëzetvjeçari i ka dhënë fund thashetheme përmes një mesazhi të shkurt në llogarinë personale në Instagram.


“Këtu është PSG 19/20”, ka shkruar shkurtimisht futbollisti duke treguar aluduar se do të qëndrojë edhe për vetëm një sezon te kampionët francezë.

https://www.instagram.com/p/BzbQiLei5Gc/

Mediat franceze, megjithatë shkruajnë se Mbappe, pas takimit me drejtorin sportiv Leonardo si dhe presidentin Al-Khelaifi, tha se ishte i gatshëm të qëndronte në “parc de Princes”, por vetëm në saje të disa kushteve të caktuara.

Së pari, ai kërkoi që klubi menjëherë të fillojë të forcojë ekipin me një seri lojtarësh të klasit botëror që do të luftojnë për titullin e Ligës së Kampionëve.

Për më tepër, ai kërkon që të mos shitet Neymari, me të cilin Mbape përkundër konflikteve të rastësishme të egos, pajtohet shumë mirë.

Së fundi, Mbappe nuk dëshiron të luajë më në krahë, por gjithmonë dëshiron të paraqitet si sulmues qendror apo siç njihet ndryshe “nëntësh”.

Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 29 paraqitje për ekipin e Ligue 1 dhe ka realizuar 33 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori