LAJMI I FUNDIT:

Ky sezon aksesorët i preferon ngjyrë argjendi

Ky sezon aksesorët i preferon ngjyrë argjendi

Këpucët, çantat, varëset, vathët, e gjithçka tjetër, që do t’ju shoqërojë gjatë jetës së natës këtë sezon veror, duhet të jenë ngjyrë argjendi.

Është kjo ngjyra që do ju bëjë të shkëlqeni dhe të bini në sy netëve verore, të gjata, shumë të gjata e mbi të gjitha shumë argëtuese.

Kudo që të jeni mos harroni që një element i argjendtë duhet t’ju shoqërojë patjetër. Do të jeni në modë, dhe do të dukeni bukur.