LAJMI I FUNDIT:

Ky është ndotësi kryesorë i ajrit në Shkup (Video)

Ky është ndotësi kryesorë i ajrit në Shkup (Video)

Makinat janë ndotësit kryesorë të ajrit në lagjen Karposh të Shkupit, tregojnë analizat që shteti i bëri në Finlandë. Kjo e sjell në pikëpyetje vendimin qeveritar para disa viteve me të cilin u lejua importi i makinave me standarde euro 1 dhe euro 2.

Por edhe pse u paralajmërua se në prill të këtij viti analizat nga Finlanda do të tregojnë kush dhe sa ndotë në Shkup dhe Tetovë, tani nga Ministria e ambientit arsyetohen se rezultate të hollësishme ka vetëm për një lagje të Shkupit.
Por ministri paraprak i ekologjisë Nurhan Izairi në fillim të viti paralajmëroi se pasi të merren analizat nga stacionet matëse në Shkup dhe Tetovë, saktë do të vërtetohet kush dhe sa ndotë dhe do të dihet çfarë masa duhet të ndërmerren.
“Saktë do të dimë se sa ndikojnë amvisëritë, sa ndikon trafiku sa ndikon industria, sa ndikon industria e vogël, sa ndikon ndërtimtaria”, deklaroi ish ministri i ambientit Nurhan Izairi.

Ndotja e ajrit në më shumë qytete të vendit me ditë të tëra është shumë e lartë, ndërsa autoritetet rekomandojnë që qytetarët të mos ajrosin dhe të mos i përdorin makinat e tyre.


Në Tetovë Jugokromi është mbyllur, punëtorët protestojnë, kryesia kërkon më shumë kohë për vendosjen e filtrave pasi deri më tani kanë pasur pengesa nga institucionet. Nga Jugohrom i ofruan qeverisë që të huazoj, ndërsa kompania të paguaj ekspertë të pavarur që do ta zgjidhnin dilemën se kush dhe sa ndotë në rajonin e Pollogut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori