LAJMI I FUNDIT:

Kuzeska: Po rriten pagat dhe pensionet

Kuzeska: Po rriten pagat dhe pensionet

LSDM-ja tha se mbetet e përkushtuar për përmirësimin e standardit ekonomik të të gjithë qytetarëve.

Bogdanka Kuzeska tha se me Marrëveshjen e re të Përgjithshme Kolektive, rreth 130 mijë punonjësve në sektorin publik do të kenë rritje pagash prej 10 për qind nga shtatori dhe deri në fund të vitit do t’u paguhet edhe pushimi vjetor në shumë prej 10.000 denarë.

Kontrata e Përgjithshme Kolektive, e nënshkruar pas 15 vitesh tha Kuzeska, ofron edhe një metodologji të re për rritjen e vazhdueshme të pagave në sektorin publik, e cila nuk do të varet më nga vullneti politik i dikujt.


“Në të njëjtën kohë është arritur marrëveshje me punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Tashmë me pagën e korrikut, 900 persona të punësuar në administratë do të kenë paga me 30 për qind rritje. Këto rritje do të ndikojnë edhe në rritjen e pagës mesatare, e cila tani është mbi 36,00 denarë. Përveç pagave, rriten edhe pensionet. Në shtator, sipas ligjit, do të ketë rritje të re të pensioneve, e cila parashikohet në rreth gjashtë për qind. Me pensionin e shtatorit 330 mijë pensionistë do të kenë të ardhura më të larta mujore”, tha Deklaratë: Bogdanka Kuzeska- zëdhënëse e LSDM-së. /Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Kalo në kategori