LAJMI I FUNDIT:

Kuzeska: Mickoski dhe Apasiev janë kundër vendimeve strategjike, kundër BE-së dhe NATO-s

Kuzeska: Mickoski dhe Apasiev janë kundër vendimeve strategjike, kundër BE-së dhe NATO-s

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska sot në deklaratë për media u shpreh se OBRM-PDUKM dhe Mickoski janë peng i partisë “E majta” dhe janë kundër vendimeve startegjike të vendit, kundër Bashkimin Evropian dhe NATO-s.

Sipas Kuzeskës, OBRM-PDUKM nuk ka mbështetur as Marrëveshjen e Prespës me të cilën vendi u anëtarësua në NATO, ndërsa Mickoski nuk uroi dhe përshëndetin miratimin e kësaj marrëveshje në kuvend.

“Mickoski dhe OBRM-PDUK nuk mbështetën as fillimin e bisedimeve me BE-në. Përkundrazi, kur në tryezë ishte propozimi evropian dhe konkludimet, Mickoski dhe partia e tij përhapnin histeri, organizuan protesta dhe u shndërruan të dhunshëm. Bashkë me partinë “E majta” shpërndanin lajme të rreme për gjuhën maqedonase dhe frikësonin popullin me asimilim dhe bullgarizim”, u shpreh Kuzeska.


Ajo shtoi se përkundër kësaj, Maqedonia e Veriut nisi bisedimet me BE-në me identitet dhe gjuhë të pranuar maqedonase, ndërsa sot, OBRM-PDUKM dhe E majta, sipas Kuzeskës, janë kundër anëtarësimit në Bashkimin Evropian për shkak se nuk deleguan përfaqësues të grupeve punuese./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren, arreston dy persona - konfiskon para dhe automjete

Lajme
Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Drejtësi
Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori