Kuvendi shkon në pushim! Dhjetëra ligje mbeten në procedurë parlamentare në Maqedoni
Deputetët pas 1 gushtit shkojnë në pushim kolektiv. Por dhjetëra ligje dhe iniciativa mbeten në procedurë parlamentare. Opozita druan se pas pushimeve, ligjet do të vazhdojnë të mbahen pezull për shkak të zgjedhjeve lokale. Në procedurë ka mbetur ligji i cili parashikon të dielën ditë jo pune, ligji për gjykatësit kushtetues, interpelancat dhe pakoja e ligjeve për arsim.
“Ligji për gjykatësit kushtetues, Ligji për lëndët narkotike me ylli Evropian, Ligji për marrëdhënie punë ku e diela parashikohet ditë jo pune, disa ligje për arsim mbi konceptin e ri në shkollat fillore. Gjithashtu mbetën pa u shqyrtuar interpelancat tona për dy ministra, Ligji për prodhuesit e duhanit etj. Kërkuam seancë për shqyrtimin e gjendjes shëndetësore në nivel shteti por nuk u bë. Nuk u bë as debati publik për ligjin i cili parashikon rritjen e çmimit të energjisë elektrike”, tha Dafina Stojanovska, deputete e OBRM-PDUKM-së.
Opozita vlerëson se në 6 mujorin e fundit ka mbizotëruar mungesa e konsensusit mes pushtetit dhe opozitës.
“Konsensusi është i vështirë me këtë shumicë parlamentare. Mundem vetëm ta përshëndes konsensusin për rezolutën tonë, duke përfshi në falënderim edhe deputetët shqiptar. Konsensusi i fundit dëshmoi se bashkërisht mund të kujdesemi për interesat shtetërore”, theksoi Dafina Stojanovska, deputete e OBRM-PDUKM-së.
Pas pushimit, ligjvënësit do t’i kthehen pikave të mbetura në seancat e hapura. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takimin e fundit me gazetarët njoftoi se seanca e re e parë pas pushimeve do të thirret më 14 shtator. Sipas Rregullores pushimi i deputetëve zgjat nga 1 deri më 31 gusht./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti