LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton Kushtetutën e Republikës së Kosovës

Kuvendi miraton Kushtetutën e Republikës së Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme dhe solemne, me aklamacion nga të gjithë deputetët e pranishëm, gjithsej 107, miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila hyn në fuqi më 15 qershor të këtij viti pas përfundimit të fazës tranzitore.

Në seancën e udhëhequr nga kryekuvendari Jakup Krasniqi, për rëndësinë e këtij akti të lartë juridik folën Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi.

Në këtë seancë solemne ishin të pranishëm përfaqësues të UNMIK-ut dhe misionit evropian, përfaqësues të institucioneve vendore si dhe diplomatë të huaj të akredituar në vendin tonë. /qik/telegrafi/