LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar Ligjin për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar Ligjin për Strategjinë Kombëtare të Zhvillimit

Kuvendi sot miratoi Ligjin për Strategjinë Zhvillimore Kombëtare me mbështetjen e deputetëve të pushtetit dhe opozitës nga pothuajse të gjitha partitë politike që janë të përfaqësuara në legjislativ. Kjo hap rrugën për miratimin e tekstit të dokumentit strategjik më gjithëpërfshirës që nga pavarësia e shtetit, i cili përcakton qëllimet dhe masat kryesore për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në 20 vitet e ardhshme.

Strategjia Kombëtare e Zhvillimit është rezultat i një përpjekje të gjatë dhe të përfshirë që zgjati gati tre vjet. Për hartimin e këtij dokumenti strategjik janë përfshirë drejtpërdrejt rreth 14 mijë qytetarë, më shumë se 250 përfaqësues nga institucionet kombëtare, 70 kryetarë bashkie, 50 deputetë nga qeveria dhe opozita, përfaqësues të dhomave të tregtisë, organizatave të shoqërisë civile, mbi 500 përfaqësues nga grupet e margjinalizuara dhe vulnerabël, si dhe më shumë se 1000 të rinj dhe anëtarë të organizatave rinore.

Projektligji për Strategjinë Kombëtare Zhvillimore është miratuar në lexim të parë në seancën e Kuvendit më 22 dhjetor 2023 dhe më pas është shqyrtuar dhe miratuar me konsensus nga të gjithë deputetët e pranishëm.


Pas miratimit të tekstit përfundimtar të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, do të fillonë përpjekjet për zbatimin e saj, që synon të përmirësojë kushtet e jetesës dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Ky proces është realizuar në partneritet me Zyrën e Koordinatorit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim – UNDP, me mbështetjen financiare të Ambasadës Britanike në Shkup dhe Ministrisë së Financave të Republikës Sllovake.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori