LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuta ‘kash e lash’

Ngjarjet e 25 Korrikut të këtij viti, kanë shkaktuar një reagim zinxhiror, i cili u manifestua me lënien në hije të gati çdo ndodhie tjetër politike, sado e rëndësishme që ishte ajo. Kështu ndodhi edhe me iniciativën e Kuvendit të Kosovës për ndryshimin e Kushtetutës ku përcaktohet zgjedhja e Kryetarit/es së shtetit dhe zgjedhja e deputetëve/eve të Kuvendit Popullorë. Kjo ngjarje iu la në dorë anëtarëve të Komisioneve respektive që krijoi Parlamenti i Kosovës, dhe disi mbeti si çështje e harruar për opinionin publik, shoqërinë civile, mediet, por edhe partitë politike që nuk e kanë të qartë as sot se çfarë duhet të jetë sistemi zgjedhorë në vend.

“Kur ndryshohet kushtetuta njerëzia duhet të mbaj ‘vesh’ dhe të shohë me vëmendje secilën shkronjë që shkruhet aty, përpara se të bëhet fjalë. Sepse kur të bëhet fjali, kur të hidhet në letër dhe të njihet si ligji më i lartë shtetërorë është zor, turp, ters dhe dobësi ta ndryshosh”, pati thënë gjenerali Charles De Gaulle kur udhëhoqi procesin e ndryshimit të kushtetutës së Republikës së pestë franceze.

Në Kosovë, gjitha këto parime janë shkelur, sepse kushtetuta ka vetëm tre vjet që është miratuar dhe ja ku po ndryshohet prapë, madje në disa ligje, sikur të ishte ‘kash e lash’. Eksperimentimet me detyrat të parit të shtetit, talljet me vendin se ku ai/ajo do të betohet, jo-arsyeshmëria e emërimit të zëvendës/presidentit, kompetencat ekzekutive të të parit të shtetit, dhe përzierja në institucionet e larta të shtetit të kryetarit, e bëjnë këtë sharadë komike, tallje me vet kushtetutën, vullnetin e popullit, dhe me ligjet e shtetit.


Kosova, ashtu si edhe shumë demokraci parlamentare në botë, nuk guxon të jetë Republikë presidenciale. Përqendrimi i forcës politike ekzekutive në duart e një njeriu është i vështirë dhe i rrezikshëm. Me qindra janë rastet kur eksperimente të tilla kanë dështuar. Rasti i Shqipërisë dhe i Serbisë në vitet 1992-1996 është ilustruesi më i mirë i këtij shembulli. Kryetari i shtetit bashkë me Parlamentin, prandaj duhet të jenë pjesë e parimit politik ‘këqyrje dhe baraspeshim’ (checks and balances) që zbatohet me aq finesë në SHBA dhe shumë demokraci perëndimore. Kjo sepse detyra e kryetarit, përpos se duhet të paraqes unitetin e popullit, mbart në vete edhe detyrimin e mbajtjes dhe respektimit të kushtetutshmërisë dhe ligjit të shtetit. Këtu mund të ndërlidhet edhe argument i mosndërhyrjes së kryetarit në detyrimet ekzekutive, sepse kjo çon në mbi përqendrim të detyrimeve shtetërore në një njeri të vetëm.

Çështja se ku duhet të betohet kryetari u bë poashtu shumë e diskutueshme nga komisioni për ligjin zgjedhorë, duke e shndërruar në folklor një ceremoni që nuk ka nevojë të zgjas më shumë se gjysmë ore, dhe nuk ka pse të dal jashtë dyerve të Kuvendit Popullorë si organi që me votën e lirë, përfaqëson vullnetin politik qytetarë.

Poashtu, janë dëgjuar disa debate rreth asaj se a duhet të ketë zëvendës/kryetarë Republika e Kosovës. Unë habitem pse kjo çështje është ngritur fare për diskutim, kur çdo ekspert ligjor e di se në shtetet me organizim parlamentarë, qeveria mban kompetencat bazë, ndërsa vendet si SHBA-të që kanë detyrë të nënkryetarit, nuk kanë fare kryeministër, pra aty presidenti është edhe kryetarë qeverie. Mbetja e kryetarit të Kuvendit si njeriu që ushtron detyrën e presidentit nëse këtij/kësaj të fundit i ndërpritet mandati për çfarëdo arsye, në fakt përfaqëson lidhshmërinë e të parit të shtetit me votën e popullit, e mëshiruar kjo nga vota e popullit që sjell kryetari i Kuvendit.

Po ashtu ligji zgjedhorë për deputetët e Kuvendit, ndihet si i anashkaluar nga realiteti. Ky ligj që me gjithë kuptimin e fjalës duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës, dhe më depërtues për votën e popullit, ka mbetur peng i politizimeve, polemikave dhe pozicioneve të paqarta për daljen e shumicës së institucioneve bartëse të shtetit që nxjerr vota në Kuvend. Derisa të ndreqet sistemi zgjedhorë, mënyra e organizimit dhe e numërimit të votave, demokracia do të mbetet e kontestuar nga parti politike, individ ose organizata, prandaj duhet shëruar demokracia duke përmirësuar sistemin zgjedhorë.

Unë jam mbrojtës i sistemit rajonal të përzier, uljen e numrit të deputetëve për njëzet më pak, dhe vendosjen e një pragu elektoral, edhe pastrues edhe të arritshëm. Në fakt unë u përpoqa që të paraqes idetë e mija me shkrim te këto dy komisione, porse hasa në granit të pathyeshëm. Kjo sepse anëtarët e komisioneve ishin të paarritshëm për popullin.

Desha që të kontaktoj kryetarët e komisioneve, por një sekretare në Kuvend më tha nëpërmjet telefonit me tangërllik se me ata nuk flet gjithkush, sepse kanë nga gjashtë apo shtatë vende pune. Mbase duhet nisur nga aty anëtarët e këtyre komisioneve. Të fillojnë me veten, duke detyruar secilin deputet që të jetë njëmend në shërbim të zgjedhësit, duke sanksionuar punët e deputetit dhe detyrimet e tij. Secili prej tyre të braktis çdo detyrim tjetër dhe t’i dedikohet pa lekundëshmëri qytetarit, sepse me nga gjashtë e shtatë vende pune ata/ato as edhe si kukulla nuk po ulen në parlament. Të bëjnë ashtu siç bëjnë demokracitë e përparuara perëndimore që aq fort përpiqen tu ngjajnë. Ta shohin detyrën e deputetit si shërbim ndaj votuesit, e jo si manure për të rritur hyrjen e tyre në sa më shumë vende pune që në Kosovën e 65% të njerëzve të papunë, mund ta bëjnë shumë denjësisht persona të tjerë.

(Autori është pedagog në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin Glasgow, dhe ka ndihmuar fushatën zgjedhore të Partisë Punëtore Britanike për zgjedhjet e Majit 2010, dhe partinë Liberal Demokrate Britanike për Parlamentin Europian në zgjedhjet e fundit)

Në trend

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari

Magazina
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori