LAJMI I FUNDIT:

Kush festoi për krijimin e komunës së Parteshit?

Pishman i madh

Nëse dikush do të thoshte se Lëvizja ‘Vetëvendosje’ përgjatë këtyre viteve ka qenë një orvatje e kotë dhe e pacak, megjithatë kjo gjë s’do të duhej ta zhvlerësonte krejtësisht këtë parti groteske. Prehistoria e themelimit të kësaj partie në rrënojat e shkatërrimit të lëvizjes së mëparshme ‘Vetëvendosje’ meriton një vëmendje të posaçme sidomos për makinacionet e saj që e karakterizuan qysh prej ditës së parë të metamorfizimit të saj në parti politike (12 qershori i këtij viti). Ka pasë shumë që e kanë duartrokitë nxehtësisht këtë moment me ç’rast pa ia huqur dakikun edhe ia kanë mësyrë turrevrap që të stacionohen brenda konjukturave të saj mu kur kjo e shpalli dënjimin e saj që të provojë fatin në llotarinë e zgjedhjeve. Ka pasë shumë të tjerë që këtë moment e kanë nemë si kapitullim i rëndë i filozofisë dhe identitetit të saj në dukje rezistues. Pa dashur të zgjatemi në arsyet e akëcilës palë, do të duhej të reflektonim ca mbi fjalët e liderit të kësaj partie, soziut që pretendon vazhdimisht e publikisht se është Albin Kurti: ‘Konkurimi i lëvizjes sonë në zgjedhje nuk është zëvendësim i metodave tona (dmth aksioneve protestuese qytetare – shën.imi S.M) por begatim i tyre’.

Ky frazim bajat është kryekreje i pasaktë se VV-ja edhe para se të shndërrohej në parti, metodat e protestës qytetare jo vetëm që i kishte varfëruar por edhe i kishte shëmtuar neveritshëm duke e vënë në pikëpyetje seriozitetin e një përpjekjeje qytetare dhe duke e denigruar publikisht atë. Nuk do të ishte e tepërt nëse themi se kriza dhe limontia e Teatrit Kombëtar të Kosovës zbutej bile edhe tejkalohej pikërisht nga kjo trupë shetitëse teatrale e cila e promovonte vetëvetën me tragjeditë publike çmimin e të cilave e paguanin të gjithë qytetarët e vendit. Prandaj, për taborrin e të dëshpëruarve do të gjendej ky ngushëllim: shndërrimi i VV-së në parti politike vetëm se do ia rikthejë krizën e shfaqjeve Teatrit të rrezbitur të Kosovës. Për ata që sadopak e kanë pasë një fije prudence për të diagnostifikuar pulsin e kësaj trupe shetitëse tetrale (lexo: ish LVV) do të duhej të vërenin se hiç më pak sesa dy muaj e kusur pas shndërrimit në parti politike, soziu që pretendon të jetë Albin Kurti së bashku me xhonglerët e tij kanë nisur të korrektohen, maturohen e të përshtaten me të foluren realpolitike, aq sa kam bindjen, se ai dhe të tjerët janë në një luftë të përhershme me vetëveten e tyre: në njërën anë është e kaluara pesëvjeçare rebele dhe e padëgjueshme ndërkaq, në anën tjetër është ndjenja e pishmanit për po këtë të kaluar që tani u duket e pakuptimtë dhe disi problematike me të tashmen e shfytyruar të tyre.


Mbase nënvetëdijshëm ata janë duke e nëmur me murmuritje të kaluarën e tyre pesëvjeçare. Ndoshta pos kësaj vuajnë ca edhe nga makthi se janë disi të koritur para padronëve të tyre, që ua dhanë dritën jeshile të penetrimit në politikën institucionale. Kjo vetëkupton që aktiviteti i saj tash e tutje është në shërbim të larjes së mëkatëve të moçme. Edhe pjesën tjetër të veprimtarisë së saj, kjo parti që trumbeton se veç e ka begatuar (me pjesëmarrjen në zgjedhje) e ka reduktuar vajtueshëm në paraqitje sporadike në kutitë e telivizorit dhe faqet e gazetave si dhe me reagime të sipërfaqshme ku ‘shprehin shqetësimin e tyre’. Prandaj s’do të ishte aspak e padrejtë nëse ‘begatimin’ e metodikës së saj do ta barazonim me begatimin e fjalorit të saj gjithnjë e më buroktratik, tonit të saj gjithnjë më të zbutur dhe sjelljes së saj gjithnjë e më manare.

Nënrenditja ndaj qeverisë

Duke qenë se tashmë kjo lëvizje pranoi të bëhet protagoniste pavetësore e skemave të mëdha atëherë edhe shfaqjet e saj në publik duken se ndjekin një parashikim metrologjik qeveritar se kur duhet të dilet dhe kur jo, me nëntekstin qëllimor se kur ka shtrëngica qeveritare atëherë duhet të dalin për t’u dhënë xhevap qytetarëve. Dua të them që makinacionet e saj puthiten me përpikmëri me projektimet e qeverisë; që çdo pikë të dobët të saj ta mbulojë pikërisht me paraqitjet mediale të VV-së dhe soziut që pretendon se është Albin Kurti i cili saora e shpërqendron vëmendjen në një armik të jashtëm ose të brendshëm: mjafton që të mos e tagentojë drejtëpërdrejtë qeverinë. I freskët është rasti i paradoditshëm (19 gusht) kur u përurua pa pikë nevoje komuna e re serbe e Parteshit, e cila është projektuar tamam sipas hullive të Dokumentit të Ahtisarit.

Shpeshherë VV-ja e interpretonte me të drejtë procesin e decentralizimit si një proces getoizimi e ndarjeje që bëhej në vija etnike duke i dhënë fizionomisë së hartës politike të Kosovës një çaraveshje, plasaritje e shkërmoqje. Pos të tjerash në një kontekst më të gjerë, komuna e Parteshit gjykohej si një penetrim fizik i Serbisë e cila mëtonte bërjen e njëfarë ledhi territorial në Anamoravë, që do t’i këpuste lidhjet territoriale të Kosovës më tri komunat shqiptare të mbetura në Serbi (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) ose do t’i eklipsonte ato pikërisht duke i problematizuar të ‘drejtat e rrezikuara’ të serbëve në Kosovë. Jo vetëm kaq por plani i rafinuar i Serbisë zgjatej edhe më tej që këtë rrip komunash të reja serbe (në Anamoravë) ta lidhte territorialisht dhe politikisht me Malin e Zi të Shkupit dhe vise të tjera të luginës së Kumanovës (ku thuhet se jetojnë afro 40.000 ‘maqedonas’ me ndërgjegjje e përkatësi serbe).

Pavarësisht se skenare të tilla dikujt do t’i duken sa të pabesueshme aq edhe jo-serioze, megjithatë ka pasë rropatje të herëpashershme të Serbisë rreth këtij sëndërgjimi i cili mbeti pa u realizuar jo si pasojë e ndonjë pamundësie të Serbisë por pikërisht e rrethanave të pavolitshme të saj që u përftuan gjatë involvimit në luftën e Bosnjë-Hercegovinës. Një plan të tillë vetë Millosheviçi ia ka shpërfaqur një zyrtari të lartë grek në përpjekjet e ethshme të këtyre dy aleatëve për të vithisur shtetin e sapokrijuar të Maqedonisë. “Të frymëzuar nga premtimet e tij Partia Demokratike e Serbëve të Maqedonisë, e themeluar pas shpalljes së pavarësisë, u orvat të krijonte veçazi ‘Republikën e Kardakut’ në pjesën veriore të vendit ku edhe jetonin pjesa më e madhe e serbëve: Skopska Crna Gora (Mali i Zi i Shkupit) dhe Kumanovska Dolina (Lugina e Kumanovës)” (Takis Mihas, Aleanca e pashenjtë – Greqia dhe Serbia e Millosheviçit, Shtëpia botuese 55, Tiranë 2005, f.91).

Edhe në mos mbërriftë asnjëherë që komuna e Parteshit të bëhet realizim i një skenari të dikurshëm të Millosheviçit, ajo prapseprap do të jetë jo-praktike dhe penguese e zhvillimit ekonomik si dhe lëvizjes së qytetarëve në këto anë të Kosovës. Penguese e zhvillimit ekonomik të këtyre anëve pikërisht pse Gjilanit do t’ia shkëpuste një pjesë të konsiderueshme të arealit të tij jetësor e gjeografik. Jo-praktike madje edhe për vetë banorët e rrallë serbë të këtyre anëve sepse do t’i veçonte njësoj si në geto duke i rritë edhe më tutje gjasat e interferimit të Serbisë brenda Kosovës duke u thirrë pikërisht në ‘izolimin’ e banorëve serb. Paçka se një faturë e tillë kaq e rëndë paguhet në dëm të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu s’e pati aspak zor që të thoshte me emfazë se: ‘Komuna e re e Parteshit është dëshmi e suksesit të përbashkët’.

Sejdiu e ish-Lëvizja ‘Vetëvendosje’ festojnë për Parteshin

Themelimi i kësaj komune dhe deklarimi idiotesk i Presidentit, në rrethana të tjera normale, do të duhej të ishte një penallti ndëshkimore për të gjithë aq më shumë për LVV e cila luftën kundër decentralizimit e pat bërë si dominion të saj privat. Duke qenë se VV-ja e ka humbur edhe atë pak substancë të organizimit qytetar që ka pasur, po kjo ditë (19 gushti) dhe tjetra (20 gushti) u kaluan në një heshtje varri nga ana e saj. Madje me 20 gusht, zyrtarët e partisë na dhanë sihariqin se kjo ditë shënonte pesëvjetorin e themelimit të qendrës së tyre në qytetin e Gjilanit. Në kuadër të agjendës së shënimit të kësaj date kaq historike (sic!), ata paralajmëruan këto aktivitete, të cilat po i citoj pa i hequr as edhe një presje nga faqja virtuale e kësaj partie:

• 12:00 – 18:00 Ekspozitë me fotografi të 5 viteve të veprimtarisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!
• 15:00 – 18:00 Përmbledhje të fotografive të ndryshme të qendrës së Gjilanit të cilat do të shfaqen me projektor
• 21:00 – 00:00 Ndejë në lokalin “CENTER” në lagjen Dardania 1 rr. 3 me rock Grupin nga Gjilani “B.o.g” dhe shfaqja e filmit dokumentar “10 Shkurti”(35 min.)

Çmendurisht një ditë pas themelimit të komunës së Parteshit, partia e soziut që pretendon të jetë Albin Kurti, zgjodhi që të na rizgjojë emocione të fjetura me historinë e saj aq lavdiplotë (sic!). Kremtimi solemn i Fatmir Sejdiut për ‘suksesin e përbashkët’ sikur u vazhdua me shampanjë e dolli në lokalin ‘Center’ në Gjilan nga po ata që paturpësisht thirren ende në emrin e së dikurshmes Lëvizja Vetëvendosje! Qysh kanë thënë më të vjetrit: ‘Bota digjet – kurva krihet’.

to be continued

Në trend

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori