LAJMI I FUNDIT:

Kush është vrasësi serik më i keq i Rusisë – i cili theri ‘200 gra’ – që po i kërkon Putinit ta lejojë të luftojë në Ukrainë?

Kush është vrasësi serik më i keq i Rusisë – i cili theri ‘200 gra’ – që po i kërkon Putinit ta lejojë të luftojë në Ukrainë?

Një vrasës serik që vlerësohet si më gjakatari i Rusisë dhe i cili theri “200 gra” është shfaqur si vullnetar për të luftuar për Vladimir Putinin në Ukrainë.

Sipas The Sun, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Mikhail Popkov, 58 vjeç, i cili synon të lirohet sipas klauzolës në ligjin rus që fal kriminelët me dënime të mëparshme nëse ata luftojnë në Ukrainë dhe qëndrojnë gjallë për më shumë se gjashtë muaj.

Skema e diskutueshme ka parë tashmë mijëra vrasës, përdhunues dhe kriminelë të tjerë që janë bërë mercenarë në fushatën kriminale të Kremlinit.


I njohur si “Maniaku Anagarsk”, Popkov u dënua për vrasjen e të paktën 78 femrave midis 1992 dhe 2010.

Megjithatë, një burim policor beson se numri i vërtetë është afër 200.

Deri më tani, përdhunuesi i poshtër po vuante dy dënime të përjetshme dhe nëntë vjet shtesë pas tre gjyqeve të veçanta.

Ish-polici përdhunoi shumicën e viktimave të tij të moshës 18 deri në 50 vjeç përpara se t’i vriste me sëpatë, çekiç, thika, kaçavida dhe lopata, vë në pah The Sun, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht kësaj, autoritetet ruse lejuan televizionin shtetëror të intervistonte të çmendurin pas hekurave ndërsa ai lutej të bashkohej me forcat Putinit.

Ai pohoi se kishte përvojë nga koha e tij si rekrut i Ushtrisë së Kuqe.

Andaj, Popkov tha: “Unë nuk do të hezitoja ta bëja këtë [t’i bashkohem luftës]”.

“… Edhe pse kam qenë në burg për dhjetë vjet, nuk mendoj se do të ishte aq e vështirë të mësoja [aftësi të reja] shpejt”.

Vrasësi masiv ka rrëfyer befas për më shumë vrasje ndërsa kërkon të fitojë një vend në ushtrinë private të Wagner, të kryesuar nga miku i Putinit, Yevgeny Prigozhin.

Ndryshe, skema e neveritshme e Kremlinit ka liruar më shumë se 40,000 të dënuar që nga fillimi i agresionit më 24 shkurt.

Popkov është nga Norilsk, Krasnoyarsk Krai, qyteti i tretë më i madh në Siberi.

Por ai kreu shumicën e terrorit të tij në Angarsk, Irkutsk Oblast, një rajon i madh rreth 4000 kilometra në lindje të Moskës.

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, një vlerësim psikiatrik e diagnostikoi Popkovin me mani vrasjeje, “një gjendje kur një person ka një dëshirë irracionale për të vrarë dikë”.

Megjithatë, vrasësi masiv u shpall i shëndoshë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Mbyllja e institucioneve paralele serbe në Kosovë, Vuçiq thotë se funksionojnë shëndetësia dhe arsimi

Botë
Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Vulin në takim me Putinin: Serbia e udhëhequr nga Vuçiq nuk do të jetë kurrë pjesë e NATO-s dhe as nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë

Serbia
BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

BE-ja ka ndryshuar rregullat për bagazhet e dorës - si do të ndikojë kjo tek udhëtarët?

Evropa
Sulmet ruse në Lviv, humb jetën nëna me tre vajzat

Sulmet ruse në Lviv, humb jetën nëna me tre vajzat

Evropa

"Gjithçka ishte në zjarr", dëshmitarët përshkruajnë sulmin vdekjeprurës rus në Lviv

Evropa
Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Finlanda do të zgjidhë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit

Evropa
Kalo në kategori