LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila viziton Vëllaznimin

Kusari-Lila viziton Vëllaznimin

Nismën e përgatitjeve për stinorin e ri pranveror në futboll të skuadrës së Vëllaznimit që mëton të rikthehet në superligën e Kosovës në futboll, e ka përshëndetur dhe inkurajuar edhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Në takim me futbollistë, stafin teknik dhe simpatizues, kryetarja e Komunës ka bërë të ditur se së shpejti do të zgjidhet kryesia e re e klubit, e cila do të dali pas zgjedhjeve të kuvendit të klubit.

Përsa i përket Komunës, Kusari-Lila ka pohuar se “politika duhet të jetë larg sportit dhe se problemet dhe borxhet e trashëguara do të paguhen nga Komuna pas transferit të buxhetit të Kosovës, ku një pjesë do të programohet ndërsa një pjesë tjetër do të paguhet”, transmeton Koha.net.

“Me këtë transferim buxhetor do të ndahet edhe buxheti për klubin dhe njëherësh do të kërkojmë që klubi të mbështetet në saje të marrëveshjeve të pëlqyeshme edhe nga firma private”, ka thënë kryetarja e Gjakovës.


Për kryerjen e obligimeve katërmujore të pagave për futbollistët, kryetarja e Komunës ka pohuar se do të shpaguhen dhe njëherësh do të bëhen kontrata të rregullta me futbollistë. /Koha/Telegrafi/