LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Terroristët që kryen sulmet në veri u trajnuan në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe

Kurti: Terroristët që kryen sulmet në veri u trajnuan në një nga bazat kryesore të ushtrisë serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar disa pamje të cilat sipas tij dëshmojnë stërvitjet e terroristëve serbë, që vranë dhe kryen sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Në një postim në llogarinë e tij në platformën X, Kurti ka thënë se terroristët ishin trajnuar katër ditë para sulmeve, në njërën prej bazave kryesore të Ushtrisë Serbe, Pasuljanske Livade.

Të tjera stërvitje, Kurti thotë se u zhvilluan në bazën e Kopaonikut.


Për sulmin në veri, kreu i ekzekutivit thotë se u bë nën mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb që drejtohet nga Aleksandar Vuçiq.

”E filmuar: Terroristët që kryen sulmet janë trajnuar në Pasuljanske Livade, një nga bazat kryesore të Ushtrisë Serbe, 4 ditë para sulmeve. Stërvitje të tjera u zhvilluan në bazën e Kopaonikut. Sulmet gëzonin mbështetjen dhe planifikimin e plotë të shtetit serb”, shkroi Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë

"Siç duket ne nuk jemi të zotët të zgjedhim asnjë situatë", Bekë Berisha kërkon ndihmë nga amerikanët pas dështimit të seancës

Lajme

"LVV të ofrojë tre kandidatë për kryetar Kuvendi" - Rashiti paraqet 10 opsione për tejkalimin e ngërçit politik

Lajme
Dështimi i seancës, reagon KDI: Tentimi 1, 2, 3, 4… 8…... deri kur?

Dështimi i seancës, reagon KDI: Tentimi 1, 2, 3, 4… 8…... deri kur?

Lajme
Për të gjashtën herë, Albulena Haxhiu nuk kalon në Kuvend

Për të gjashtën herë, Albulena Haxhiu nuk kalon në Kuvend

Lajme
Kos: Maqedonia është një nga historitë e trishtueshme në Ballkan, nuk duhet të dështojmë në procesin e zgjerimit

Kos: Maqedonia është një nga historitë e trishtueshme në Ballkan, nuk duhet të dështojmë në procesin e zgjerimit

Politikë

"Situatë e neveritshme", deputetët e LDK-së kërkojnë reflektim nga LVV

Lajme
Kalo në kategori