LAJMI I FUNDIT:

Kurti takoi kongresistin Jim McGovern, flet për rrezikun që paraqet aleanca Serbi-Rusi për Ballkanin Perëndimor

Kurti takoi kongresistin Jim McGovern, flet për rrezikun që paraqet aleanca Serbi-Rusi për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Uashington kongresistin Jim McGovern, njëherësh kryetar i Komisionit për Rregulla të Dhomës së Përfaqësuesve, të cilin e ka falënderuar për kontributin e pakursyer të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Kurti e ka njoftuar kongresistin McGovern për progresin përgjatë qeverisjes njëvjeçare, synimet, planet dhe prioritet e qeverisë në vijim të mandatit.

Duke diskutuar për invazionin dhe agresionin rus në Ukrainë, kryeministri Kurti ka theksuar reagimin e menjëhershëm të Qeverisë së Kosovës duke u rreshtuar përkrah ShBA-së dhe BE-së, me vendosjen e  sanksioneve kundër Federatës Ruse dhe me ofrimin e ndihmës dhe përkrahjes për Ukrainën.


Sipas komunikatës nga ky takim, Kurti e ka vënë theksin te rreziku që mund të paraqitet për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor. Kjo për shkak të, siç ka thënë ai, lidhjeve të forta të Serbisë me Rusinë, në veçanti asaj ushtarake.

“Aleanca ushtarake Serbi-Rusi paraqet kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti. Këtë e ka mbështetur në veprimet që ndërmori Serbia kur Kosova mori masat e reciprocitetit në lidhje me targat e përkohshme.

“Serbia e përshkallëzoi këtë çështje në një provokim ushtarak, duke fluturuar helikopterë ushtarakë të dhuruar nga Rusia dhe avionë luftarakë Mig-29 afër pikës kufitare në Jarinje”, ka thënë Kurti, duke shtuar se ambasadori rus në Beograd, Aleksander Botsan Harçenko, e ka vizituar pikën kufitare së bashku me ministrin serb të Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq, për të inspektuar grumbullimin e trupave ushtarake serbe atje.

Kryeministri Kurti ka potencuar që megjithëse NATO është e pranishme në Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara mbajnë një bazë të madhe ushtarake në vendin tonë, gjë që na bën të ndihemi të sigurt, një përshpejtim i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të zvogëlonte shumë kërcënimin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe do të forconte paqen dhe sigurinë në Evropë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Serbja e dyshuar për spiunazh është punonjëse e OSBE-së, reagon organizata

Lajme
Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Numërohen mbi 47% të votave me postë, LVV prin me 51.34%

Politikë
Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Votat me postë, mbesin për t’u numëruar edhe më pak se 100 kuti

Lajme
Kalo në kategori