LAJMI I FUNDIT:

Kurti takohet me përfaqësuesin special të Norvegjisë në Ballkan, e njofton për përgatitjet që LVV po bën për zgjedhje

Kurti takohet me përfaqësuesin special të Norvegjisë në Ballkan, e njofton për përgatitjet që LVV po bën për zgjedhje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca kanë pritur në një takim përfaqësuesin special të Norvegjisë në Ballkan, Arne Sannes Bjorstad dhe ambasadorin Jens Erik Grondahl.

LVV përmes një njoftimi për media thotë së në takim janë diskutuar shumë tema, duke përfshirë edhe përgatitjet që kjo parti po bën për zgjedhje, transmeton Telegrafi.

“Biseda përgjatë takimit përfshiu shumë tema. U diskutua mbi situatën tejet të rënduar me COVID-19 nga qershori e së këndejmi, dhe rrezikun e përkeqësimit me ardhjen e stinës së vjeshtës dhe dimrit. Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është shprehur edhe në ndihmat e fundit me 20 respiratorë nga Norvegjia. Ndër çështjet e trajtuara ishte edhe situata gjeopolitike në Ballkan e më gjerë, dialogu me Serbinë dhe katër lëndët e adresuara nga VETËVENDOSJE! në Gjykatën Kushtetuese për të cilat po priten vendimet, si dhe përgatitjet që po bën Lëvizja për zgjedhjet e reja”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Më tej në njoftim thuhet se “Kurti falënderoi Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkan, Bjornstad, dhe ambasadorin Grondahl për përkrahjen e vazhdueshme dhe të pa rreshtuar të Norvegjisë ndaj Kosovës dhe u zotua për fuqizimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori