LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Presidenti është në panik, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta mbështesë atë pa e zhvlerësuar veten

Kurti: Presidenti është në panik, Gjykata Kushtetuese nuk mund ta mbështesë atë pa e zhvlerësuar veten

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi është në panik dhe se Gjykatës Kushtetuese po i vijnë sulmet nga ata që janë në panik e që nuk po mund ta pranojnë rezultatin e 6 tetorit.

Kurti tha se ata nuk e kanë kërcënuar Gjykatën Kushtetuese dhe se nuk kanë bërë trysni ndaj askujt.

“Ne nuk kërcënojmë askënd nuk bëjmë trysni në askënd, ju e dini edhe në historikun e Lëvizjes Vetëvendosje ne jemi ata të cilët jemi kërcënuar vazhdimisht, jemi persekutuar vazhdimisht. Si kryeministër në detyrë sot mund të them se jam në mbrojtje të Gjykatës Kushtetuese, sulmet i ka prej diku tjetër, sepse ne e adresuam çështjen, tjetër kush është në panik, më 6 tetor ka ndodhur ndryshimi i madh, koha mbrapsht nuk kthehet dhe ata të regjimit të vjetër, që s’po duan ta pranojnë rezultatin e 6 tetorit, janë të njëjtit që tash janë duke i bërë këto insinuata në mënyrë që të ngelen edhe më tutje në pushtet”, u shpreh Kurti.


Kryeministri në detyrë tha se janë duke i përcjellëme vëmendje zhvillimet, duke theksuar se Gjykata Kushtetuese pa e zhvlerësuar veten nuk mund ta mbështes presidentin.

“Unë e kam shpjeguar qëndrimin tonë që ne po i përcjellim me vëmendje zhvillimet politike dhe Gjykata Kushtetuese nuk mund të mbaj anën e presidentit, pa e zhvlerësuar veten për shkak të aktgjykimeve të saj të mëhershme dhe për shkak të rasteve që nuk janë të ndryshme as formalisht dhe as materialisht të vitit 2010 dhe 2017. Unë dua që Gjykata Kushtetuese të lihet e qetë, të mos ketë këso kërcënimesh as ndaj kryeministrit e as ndaj kujtdo tjetër dhe me profesionalizëm dhe paanshmëri ta sjellin aktgjykimin, përkatësisht vendimin e drejt dhe meritor”, tha Kurti.

Kurti pas takimit me udhëheqësit e ndërmarrjes “Trepça”, gjithashtu përsëriti edhe njëherë se kërcënimi që e kishte pranuar dje, nuk ka të bëjë me të, por me Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tij presidenti është në panik.

Kurti: Nuk frikësohem, kërcënuesit nuk e kanë pasur me mua, por me Gjykatën Kushtetuese
Lexo po ashtu Kurti: Nuk frikësohem, kërcënuesit nuk e kanë pasur me mua, por me Gjykatën Kushtetuese

“Ata që më kanë kërcënuar mua nuk mund ta kenë me mua, ata e kanë pasur me dikë tjetër, e kanë pasur me Gjykatën Kushtetuese, sepse duket se është në panik, presidenti të cilit po i humbet rasti, dekretet e Presidentit nuk mund të shndërrohet në shkrim të Kushtetutës, nëse Kushtetuta ngelet e heshtur për çështje të caktuara nuk mund ta flas presidenti për këtë. Dekreti i presidentit ndodhet në Gjykatë. Po e theksoj se me atë kërcënim që ka ardhur në adresën e kryeministrit e kanë ditur se me mua nuk funksionon do ta kenë pasur me tjetër kënd”, tha Kurti para medieve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori