Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur për 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ka thënë se çdo vend ka të drejtën dhe detyrën që të zhvillojë kapacitetet e veta mbrojtëse.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka prezantuar një historik të shkurtër për luftën e Parë Botërore, dhe ka thënë se mund të nxirën mësime nga historia, por që sipas tij politikanët nganjëherë nuk janë nxënës të mirë.
Postimi i plotë i Kurtit:
“I famshëm për këmbënguljen e tij në rezistencë të pa-armatosur, udhëheqësi indian Gandhi prej shumëkujt mendohet se e merrte frymëzimin prej misticizmit hindu, dhe kjo është e vërtetë, por vetëm pjesërisht. Pjesën tjetër të së vërtetës e tregon historia e Luftës së Parë Botërore, ku u angazhuan miliona indianë, si pjesë e ushtrive të Perandorisë Britanike. Më shumë pati ushtarë indianë se britanikë. Indianët shpresonin se po të tregonin lojalitet ndaj Perandorisë Britanike, pas luftës do t’u lejohej vetëqeverisja e autonomia. Por kjo nuk ndodhi, dhe zhgënjimi i madh me perandorinë të cilën e kishin ndihmuar sa mundën, bashkuar me revoltimin ndaj dhunës së madhe që ndodhi në Luftën Botërore, prodhuan këmbënguljen e Gandhit për çlirim, për mosdorëzim dhe rezistencë paqësore.
Sot është 11 nëntori i 2018, e një shekull më parë Perandoria Gjermane nënshkruante kapitullimin, duke i dhënë fund Luftës së Madhe, që më vonë u quajt e Para.
Më kujtohet se si, kur isha në burg të Nishit, gjeta librin e Henri Barbusse-s kushtuar Luftës së Parë Botërore, romanin me titull “Zjarri”. E botuar në mes të luftës, shkruar prej një ushtari të angazhuar në llogoret e frontit franko-gjerman, libri tejet realist përshkruan vuajtjet e një konflikti ku u përfshinë 70 milionë ushtarë, 9 milion prej të cilëve vdiqën prej luftimeve, bashkë me 7 milion civilë. Dhjetra, në mos qindra milionë, vdiqën prej pasojave indirekte, epidemive, urisë, trazirave të pasluftës.
Në Ballkan, ku edhe u ndez kjo luftë, edhe para 1914 nuk kish patur paqe. Dy luftëra ballkanike gjatë 1912-13 rezultuan në rritje e zgjerim të Serbisë e Greqisë, e në copëtim të trojeve shqiptare. Pas shpalljes së Pavarësisë, ushtritë serbe pushtuan Kosovën e një pjesë të Shqipërisë, duke krijuar rajonin e Durrësit. Po ashtu ushtritë greke hynë në Gjirokastër e Korçë. Masakrat ndaj popullsisë shqiptare ende mbahen mend, për nga mizoria.
Serbët, plot vetëbesim, të përkrahur nga Rusia e Franca, nxitën lëvizje për të marrë Bosnjen prej Austro-Hungarisë, dhe kështu nisi lufta. Bullgaria hyri në aleancë me Gjermaninë e Austro-Hungarinë, ndërsa Rumania, Greqia, Rusia, Serbia e Italia hynë në aleancë me Francën e Britaninë. Shqiptarët e përfshirë nga kaosi dhe konflikti civil mes bajraktarëve, ngelën neutralë dhe u bënë shesh beteje për të tjerët. Kështu, në 1915 Bullgaria pushtoi Kosovën, duke i detyruar serbët të tërhiqen nëpër Shqipëri drejt Korfuzit. Gjatë asaj tërheqje serbët i kanë humbur 200.000 persona, nga kushtet e këqija të motit, sëmundjet dhe hakmarrja e shqiptarëve. Por edhe bullgarët në Kosovë nuk mbahen mend për trajtim njerëzor të popullsisë.
Në përfundim të luftës, megjithëse ishin neutralë, shqiptarët u trajtuan si humbës. Në jug të Shqipërisë Korça, Përmeti, Gjirokastra, Tepelena, Saranda e Himara u shpallën “krahinë autonome e Epirit Verior”, pak a shumë si Zajednica serbe që duan të bëjnë sot në Kosovë. E në veri të Shqipërisë Serbia u rikthye si pushtuese në Kosovë e në trojet që janë sot nën Maqedoni.
Pas Luftës së Parë, më nuk vazhduan të ekzistojnë katër perandori të mëdha, ajo gjermane, austro-hungareze, ruse e otomane. Shumica e shteteve kombëtare të Evropës Lindore e Qendrore u krijuan mbi parimin kombëtar pikërisht atëherë. E revizionistët e historisë, që nuk e pranojnë se Kosova është shkëputur prej Perandorisë Otomane që me kryengritjet e 1911-12, dhe e ka shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, duhet ta kuptojnë se kësisoj veçse i japin mbështetje tezës së Serbisë, e cila pretendon se Kosovën e fitoi prej Perandorisë së mposhtur Otomane.
Lufta e Parë thuhej se do të ishte “një luftë për t’i dhënë fund çdo lufte”. Por padrejtësitë që iu bënë popujve pas përfundimit të saj, krijuan zhgënjimin e frustrimin i cili e përgatiti brenda 20 vjetësh një tragjedi edhe më të madhe. Ky ndoshta është mësimi kryesor – paqja pa drejtësi është veç paradhomë e luftës tjetër.
Investimi i madh prej disa vendeve në armatim prishi balancat e pushtetit, dhe kjo i bëri vendet e tjera të duken pre e lehtë. Në këtë perspektivë, armatimi i pazakontë i Serbisë në vitet e fundit, vazhdimi i pandalshëm i armatimit të Greqisë edhe gjatë krizës ekonomike, ndërkohë që Shqipëria e ka shkatërruar potencialin e saj ushtarak dhe Kosova as nuk ka nisur ta ndërtojë, kjo gjendje na bën të ndihemi të rrezikuar dhe të qëndrojmë kokulur përballë ofendimeve. Çdo vend ka të drejtën dhe detyrën të zhvillojë kapacitetet e veta mbrojtëse, që të garantojë paqen.
Vazhdimi i dominimit të ekonomive vendore e globale edhe pas luftës prej interesave tregtarë e korporativë, e bëri të mundur parashikimin e luftës tjetër, prej ekonomistit të shquar J. M. Keynes. Në fakt, i vetmi moment kur ekonomia u vendos në shërbim të mirëqenies, zhvillimit e paqes, sipas parimeve të Keynesit, ka qenë pas Luftës së Dytë Botërore, prej 1945 e deri në vitet ‘70, në bllokun perëndimor. Pas asaj kohe ekonomia e mirëqenies u sulmua nga neoliberalizmi, u privatizua, u korporatizua e u financializua, duke e sjellë gjendjen e botës njësoj si në fillim të shekullit XX. Kjo ndoshta shpjegon edhe rritjen e autoritarizmit dhe ksenofobisë në shumë vende.
Eh sa mësime do të mund të nxirreshin nga historia. Por politikanët nganjëherë nuk janë nxënës të mirë.
Një shekull pas Luftës së Parë mbetemi të përkushtuar për paqe me drejtësi, për pavarësi me zhvillim. Me çdo kusht”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë