LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Përmes Manifestës do ta shohim Kosovën të shpaloset në më të mirën e saj

Kurti: Përmes Manifestës do ta shohim Kosovën të shpaloset në më të mirën e saj

Prishtina dhe Kosova pritet të jenë në qendër të vëmendjes së mediave botërore të kulturës dhe artit, pasi sonte edhe zyrtarisht në kryeqytet është hapur Bienalja Manifesta 14.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Manifesta është një qytet që endet nëpër Evropë si një spektër, si një fantazmë, derisa përqafon një qytet evropian që mishërohet në atë që e bën më ndryshe.

“Sivjet, qyteti i Manifestës po merr rimishërimin e 14-të në qytetin e Prishtinës, ne jemi edhe të lumtur dhe me fat. Ky përqafim i Manifestës në Prishtinë është pothuajse një ‘dashuri për fatin’. Një Nomad evropian udhëtues ndalon për të takuar popullin e pandalshëm të Kosovës. Prishtina ka qenë gjithmonë një qytet i gjallë dhe kreativ, edhe në ditët më të këqija, kur të qenit shqiptar ishte shumë e rrezikshme. Gjithmonë kishte një jetë kulturore që ndodhte nën tokë, koncerte dhe ekspozita u rritën si kërpudha brenda kafeterive dhe restoranteve, brenda shtëpive private dhe bodrumeve”.


“Besoj se është pikërisht kjo qëndrueshmëri kulturore që ka ndezur njëfarë estetike, që është ngulitur në thelbin e shoqërisë sonë sot. Është kjo qëndrueshmëri që e bën Prishtinën dhe Kosovën kaq të veçantë, marr guximin të them edhe unike. Kur Prishtina u zgjodh si qytet nikoqir në bashkëpunimin intensiv disa mujor, u mahnita kur pashë se si Manifesta arriti të zbulojë pikërisht këtë frymë të popullit tonë. Prandaj sot jam plotësisht i bindur se në 100 ditët në vijim, përmes Manifestës, do ta shohim Kosovën të shpaloset në më të mirën e saj dhe do të shkëlqejë“, tha Kurti.

Osmani: Për gjithsej 100 ditë të Manifestës, Prishtina do të kthehet në një pikë referimi kulturore ndërkombëtare
Lexo po ashtu Osmani: Për gjithsej 100 ditë të Manifestës, Prishtina do të kthehet në një pikë referimi kulturore ndërkombëtare

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se gjatë 100 ditëve sa do të zgjas Manifesta, do të ketë mysafirë e media të shumta që do të mësojnë dhe shkruajnë për Prishtinën.

Rama: E kemi Prishtinën në kulmet e mediave botërore të artit e kulturës

“Pra automatikisht ne tash e kemi Prishtinën në kulmet e mediave botërore të artit e kulturës si një vend nikoqir i Bienales Manifesta 14, e cila përveç që ka sjellë artistë të ndryshëm botërorë të artit e kulturës si një vend nikoqir , këtu, e ka krijuar edhe një platformë fantastike për artistët e vendit. Një numër i madh i artistëve tonë, është pjesë e Manifestës 14”, tha ai.

Ceremonia zyrtare e Manifesta 14 vazhdoi me një performancë speciale nga Jungle by Night, si dhuratë nga qyteti i Amsterdamit si dhe perfomancën nga Prishtina All Stars, një përzgjedhje e disa prej këngëtarëve dhe interpretuesve më të mirë të Prishtinës.

Aty u kujtua edhe lufta brutale në Ukrainë, ku u tha se të gjithë duhet të ngrijmë zërin kundër kësaj lufte.

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Kalo në kategori