Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar uljen e importeve nga Serbia përmes masave të tjera që do t’i merr ekzekutivi. Ani pse nuk i bëri të ditura, kreu qeveritar në Kuvend, duke iu kundërpërgjigjur liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se synim i tyre është rritja dhe forcimi i bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë.
Paraprakisht, gjatë seancës plenare, deputeti Haradinaj kërkoi informacione për strategjinë e qeverisë për mbrojtjen e prodhuesve vendor dhe rritjen e importeve nga Serbia, për të cilën tha se në 6 mujorin e parë të vitit 2021 është mbi 100 milionë euro.
“Çarë masa ka marrë dhe do të merr qeveria për mbrojtjen e prodhuesve vendor duke ditur se importi nga Serbia është kërcenim për prodhuesit vendor. Pse po hiqni barrierat për këto produkte që stimulojnë importin e nga Serbia, siç është rasti i bllokave dhe po lejoni që shtëpinë tona me u ndërtu me dhe të Serbisë”, pyeti Haradinaj.
Në përgjigjen e tij, kreu qeveritar tha se në vitin 2018-të, vitin kur ishte në qeverisje Haradinaj, Kosova vetëm në 6 mujorin e parë ka importuar 212 milionë euro, 60 përqind më pak se vlera e importeve të gjashtëmujorit të parë të këtij viti.
“Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018-të, kur nuk ka pasur lëvizje të madhe në çmimet ndërkombëtare, Kosova ka importuar fiks 212.1 milionë euro, kjo është hiç më pak se 60 përqind më shumë se vlera i importeve se në 6 mujorin e parë të këtij viti. Krahas kësaj ulje të importeve nga Serbia, që unë pajtohet se duhet të ulet më shumë dhe do të punojmë për uljen e mëtejmë përmes masave që do të marrim. Krahasuar me periudhën e qeverisjes suaj në 6 mujorit të parë të vitit 2018 ne kemi rritje prej 38 përqind nga Shqipëria dhe rritje prej 80 përqind të eksporteve drejtë Shqipërisë. Ky është synimi jonë afatgjatë, pra forcimi i bashkëpunimet tregtar me Shqipërinë”, tha ai.
Këto i quajti si manipulimi deputeti opozitar, duke thanë se Qeveria Kurti, kur po flet për rritje ekonomike po i merr afatet më të afërta kohore, por në importet nga Serbia nuk i pëlqen të krahasohet në vitet 2019 dhe 2020.
“Kur flisni për rritje ekonomike i merrni shifrat më të afërta kohore, sidomos me ato të pandemisë dhe i bëni këto krahasimet. Ndërsa në rastin konkret kur është për Serbinë nuk po iu pëlqen ky krahasim kohor, po manipuloni me të dhëna”, tha ai. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës