Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot qëndrimet sa i përket Liqenit të Ujmanit janë të njëjta, pavarësisht raportit të Departamentit Amerikan për Energji lidhur me menaxhimin e tij, ndërsa sa i përket njohjes nga Serbia ai ka thënë se për këtë duhet pyetur ata që kanë bërë koncesione në emër të kësaj.
Kurti pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se në marrëveshjen e Uashingtonit e vetmja pikë e vlefshme e saj është njohja nga Izraeli, derisa përsëriti qëndrimin kundër themelimit të asociacionit serb.
Në një konferencë për medie, Kurti tha se nuk mund të flitet sikur nuk kanë ndodhur zgjedhjet e 14 shkurtit, pasi në Kosovë ka ndodhur ndryshimi.
“Qëndrimet tona sa i përket Liqenit të Ujmanit janë të njëjta dhe natyrisht mund të bëhen analiza dhe studime, por detyra jonë thotë se duhet të konsiderojmë Liqenin e Ujmanit siç është. Liqe artificial i Kosovës nga Kosova. Kjo është kryer shumë dekada më parë dhe natyrisht se do të marrë të gjitha argumentet që do të jenë edhe shtesë për qëndrimin tonë të ri. Sa i përket marrëveshjes së Uashingtonit, ne qysh në fillim e kam thënë se pika e saj më e vlefshme dhe dobishme është ajo e fundit që tashmë është realizuar. Pra, nuk mund të flasim sikur nuk ka ndodhur 14 shkurti, 22 marsi edhe 4 prilli. Ka njerëz që jetojnë në të kaluarën, por besoj që ata i përkatësin të ardhmes. Në këtë kuptim, ndryshimi në Kosovë është gjigand, ne jemi përfaqësues të këtij ndryshimi”, tha ai.
Kurti tha se njohja reciproke me Serbinë nuk ka alternativë, por nuk duhet të jenë të varur nga njohja e saj dhe mos të ketë progres në zhvillim dhe punësim.
“Kur do të ketë marrëveshje me njohje të ndërsjellët, e që për bindjen time nuk ka alternativë nuk varet prej meje. Varet prej Serbisë, ndërkohë që ju po e vëreni edhe në konferenca dhe mbledhje që si prioritet i yni është punësimi dhe drejtësia, menaxhimi i pandemisë. Kur na pyetni për çështjen e dialogut edhe përgjigjemi, por qytetarët na kanë sjellë në këtë pozitë për të shërbyer dhe zhvilluar aspekte tejet jetike që nuk e ka jetë ne saj të varur nga njohja e Serbisë. Natyrisht është mirë ta njoh Serbia, por nuk e kemi shpallur pavarësinë që ta zëvendësojnë varësinë nga Serbia, në varësi nga njohja e saj”, tha ai.
Krahas kësaj, kryeministri Kurti përsëriti qëndrimin e tij të prerë kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si një etnik, si zajednicë shkel edhe germën edhe frymën e kushtetuese. Nuk është i mundshëm”, tha Kurti.
Derisa tha se pyetjet për asociacionit dhe siç tha koncesionet e së kaluarës duhet të pyetën paraardhësit e tij në pozitën e kryeministrit, pasi konsideron se ai nuk është i njëjtë sikur ata.
“Unë nuk e vazhdoj dot avazin e vjetër të paraardhësve të mi që na kanë pruar në këtë gjendje. Kur presidenti aktual i Serbisë deklaroi se nuk do ta njohë Kosovën, a nuk duhet të pyesni të gjithë ata që kanë bërë koncesione deri tash me idenë që do të na njohë Serbia? A nuk është kjo pyetja më e rëndësishme sot? 10 vjet koncesione në Bruksel se në fund vjen njohja e Serbisë dhe kreu i tyre tha se nuk do ta njohë kurrë. Çka të bëjmë me ato koncesione që janë bërë në emër të njohjes?”, tha Kurti.
Ndërkohë, tha se takimet me palën serbe janë për dialogun e ardhshëm, për të cilin theksoi se pala kosovare ka qëndrime parimore. Derisa theksoi se zbatimi i marrëveshjeve të arritura, me përjashtim të asociacionit ngec për shkak të Serbisë.
“Mos zbatimi i marrëveshjeve, me përjashtim të Asociacionit ngec për shkak të Serbisë. Për shkak të Serbisë e cila thotë se nuk do të njohë asnjëherë”, tha ai.
Lidhur me mundësitë e vizitës së tij në veri, Kurti tha se për gjithçka do të përgatiten.
“Për gjithçka ne po përgatitemi dhe nuk jemi në vitin e katërt të qeverisjes, por në ditën e 100-të. Besoj që Republika e Kosovës do të jetë e pranishme gjithandej”, tha Kurti.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi