LAJMI I FUNDIT:

Kurti nuk e përfshinë në agjendë takimin me Thaçin

Kurti nuk e përfshinë në agjendë takimin me Thaçin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar për nesër takime me kryetarët e partive politike nga pozita dhe opozita, pra edhe me liderin e LVV-së njëherësh edhe kryeministrin Albin Kurti, por ky i fundit nuk e ka përfshirë në agjendën e tij këtë takim .

Takimi me Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës dhe kryetar i LVV-së është paralajmëruar në ora 13:00, me qëllim të informimit, konsultimit dhe koordinimit për çështje të interesit shtetëror.

Mirëpo, në agjendën e kryeministrit Kurtit për ditën e nesërme nuk është paraparë ky takim.


Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se nesër pret në takim Dale Pfeiffer, themeluesin e Fondit Amerikan të Edukimit në Kosovë (KAEF), si dhe do të marrë pjesë në seancën për Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe në Shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore.

Gjithashtu, ka paralajmëruar edhe një takim me bordin e organizatës joqeveritare GERMIN.

Përveç me Kurtin, presidenti Thaçi ka paralajmëruar takime me liderin e LDK-së, Isa Mustafën, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn e AAK-së.

Takimet në Presidencë do të vazhdojnë me Fatmir Limajn – kryetar i NISMA-s dhe Behgjet Pacollin- kryetar i AKR-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori