Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë, sipas tij trefish më i lartë sesa në vitin 2021.
Kurti ka theksuar se gjatë qeverisjes së tij janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore, transmeton Telegrafi.
“Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore – më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë. E puna po vazhdon. Përditë”, thotë ai.
Tutje, ai ka njoftuar se në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në: Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës, Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj,Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX, Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës, ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë.
Po ashtu, thotë se kanë restauruar edhe Muzeun e Hidroelektranës në Prizren, Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë, Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX, Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti, Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.
Kurti tutje shton se punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në: Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë; Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova; Shtëpitë tradicionale të Janjevës; Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII; Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII.
Punimet po vazhdojnë edhe në: Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan; Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800; Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880; Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit; Shtëpinë e familjes Munik në Prizren; Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit; Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren; Kishën Katolike në Ferizaj; Xhaminë në Turbohovc të Istogut; Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës dhe Postën e Vjetër në Mitrovicë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Qeveria e Kosovës ndan gjysmë milioni euro për Gazën
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?