Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në tre vjetorin e miratimit të Gjykatës Speciale në Kuvend, ka kujtuar skenarët që dërguan deri te miratimi, duke thënë se edhe pse ka kaluar kjo kohë, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë.
Kurti ka thënë se partia që si udhëheq vazhdon të jetë kundër kësaj Gjykate, e cila sipas tij nuk i sjell asnjë të mirë vendit.
Lexoni të plotë postimin e Kurtit në Facebook:
“Sot bëhen tre vjet prej se u votua në Kuvendin e Kosovës amendamenti 24 i Kushtetutës së Kosovës që ia hapi rrugën krijimit të Gjykatës Speciale. Ishte ky votimi skandaloz, më 3 gusht 2015, me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim.
Pa asnjë shkronjë ndryshe, propozimin për amendamentin 24, Kuvendi e pat rrëzuar me vota më 26 qershor 2015, pra pesë javë më parë, kur kishin votuar vetëm 75 vota për, 7 kundër dhe 2 abstenime. Është rast tipik prej shteti të dështuar, kur nuk respektohet institucioni kryesor i republikës, parlamenti, dhe kur sillet për votim i njëjti dokument, deri sa të arrihet rezultati që dëshirojnë sundimtarët. Kjo ka qenë tallje me parlamentin e Kosovës.
Votat për herën e dytë u siguruan me presionin e ndërkombëtarëve dhe kreut të PDK-së mbi disa deputetë të PDK-së, të cilët edhe një herë dëshmuan se janë trima e patriotë vetëm për t’u mburrur. Me hapjen e rrugës për Gjykatën Speciale u poshtëruan institucionet vendore të Kosovës dhe u ndërtua një sistem paralel i drejtësisë, i cili nuk ka ndjesi republikane dhe nuk jep përgjegjësi demokratike ndaj vendit dhe popullit prej të cilit merr fuqinë.
U tha se Gjykata Speciale do të ndëshkonte kriminelë, mirëpo ja ku jemi, kanë kaluar tre vjet, janë shpenzuar afër njëqind milionë euro, por ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë e nuk ka filluar asnjë proces. Kryeprokurori David Schwendiman, i cili u prezantua si njeriu i hekurt që do t’ua tregonte vendin kriminelëve të pushtetshëm, dha dorëheqje në shkurt të vitit 2018 me ca shpjegime e ankesa të çuditshme. Tash zëvendësit të tij do t’i duhen muaj e ndoshta edhe vite (por me siguri edhe miliona të tjera) që të arrijë të lexojë gjithë lëndët e përgatitura.
Atëbotë thuhej se miratimi i Gjykatës Speciale do ta pastronte imazhin e Kosovës dhe do të ndihmonte procesin e njohjeve ndërkombëtare. Asnjëra nga këto nuk kanë ndodhur, sepse imazhin e keq dhe faqen e zezë na i nxjerrin qeveritarët injorantë, zhvatës a vjedhës, të cilët bëjnë lëshime ndërkombëtarisht për të ruajtur pushtetin e vet, prandaj askush nuk i merr seriozisht në skenën diplomatike.
Pra, deputetët që e votuan Gjykatën Speciale më 3 gusht 2015, si zakonisht kanë gënjyer për efektet pozitive që ajo do t’i sillte Kosovës, e si zakonisht i kanë fshehur dëmet e mëdha që shkaktoi votimi i tyre i papërgjegjshëm. Gjykata Speciale, përveçse që po i etablon si serioze pretendimet qesharake të Dick Marty-t për UÇK-në, po funksionon vetëm si një mjet shantazhi ndaj disa pushtetarëve në Kosovë, që të bëjnë edhe më shumë lëshime qoftë në aspektin ekonomik me koncesione e kontrata kapitulluese, qoftë në aspektin e sovranitetit, ku së fundmi po nguten për “kompromis të dhimbshëm” me Serbinë.
Ne ishim kundër atëherë, dhe jemi kundër sot. I patëm parashikuar të gjitha këto padrejtësi, mashtrime e dështime. Por dështimet e tilla për Kosovën do të mund të ndalen vetëm kur të mos jepet më vota për kriminelët dhe për tradhtarët, për të pandershmit e për cinikët, për injorantët e për arrogantët. Vetëm atëherë Kuvendi, Qeveria, Gjyqësori dhe gjithë institucionet do të mund të marrin vlerën dhe peshën që u takon, në Republikën tonë të Tretë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar