LAJMI I FUNDIT:

Kurti në konferencën e partive socialiste: Autokratët kanosin sigurinë e Evropës

Kurti në konferencën e partive socialiste: Autokratët kanosin sigurinë e Evropës

Kryeministri Albin Kurti, njëherazi kryetar i Lëvizjes, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që po mbahet në Berlin, në kuadër të zgjedhjeve evropiane që pritet të mbahen me 9 qershor.

Ai ka shkruar se qëndrojmë bashkë në mbrojtje të demokracisë përballë autokracive në rritje në kontinentin tonë.

“Në nëntor të vitit të kaluar, Lëvizja VETËVENDOSJE! u bë anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë. Qëndrojmë bashkë e të mobilizuar në mbrojtje të demokracisë, barazisë, solidaritetit dhe prosperitetit, përballë autokracive që kanosin mirëqenien, të drejtat e njeriut dhe sigurinë e kontinentit tonë”, ka shkruar kryeministri, Kurti.


“Përkushtimi ynë për demokracinë sociale dhe respekti për çdo qytetar na udhëzon në të gjithë Evropën. Ruajtja e vlerave tona është thelbësore”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Kjo konferencë, e mbajtur sot në Berlin, theksoi premtimin që Partia e Socialistëve Evropian do të jetë një zë i besueshëm dhe i fuqishëm kundër ekstremizmit të djathtë dhe për ruajtjen e demokracisë.

Kurti thotë se nuk do të ketë pra as bashkëpunim e as koalicione me të djathtën ekstreme në Parlamentin Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori