LAJMI I FUNDIT:

Kurti në Itali flet për programin qeverisës

Kurti në Itali flet për programin qeverisës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po zhvillon një vizitë në Itali.

Kurti në një postim në rrjetin Facebook theksoi se ka folur rreth programit qeverisës, gjendjes socio-ekonomike dhe rrethanave gjeopolitike ku ndodhet Kosova.

“Qëndrimin njëditor në Romë, e fillova me takimin në Parlamentin Italian ku u prita në një dëgjim nga kryetarët e Komisioneve Parlamentare të Punëve të Jashtme dhe atij të Mbrojtjes, znj. Marta Grande dhe z. Gianluca Rizzo. Në këtë dëgjim ishin të pranishëm edhe rreth 15 deputetë të tjerë të këtyre dy komisioneve e nga parti të ndryshme”, theksoi Kurti.


“Prezantimi im u përqendrua në programin qeverisës zhvillimor që ne kemi si dhe në shpjegimin e gjendjes socio-ekonomike dhe të rrethanave gjeopolitike ku ndodhet Kosova. Më pas pyetjet e tyre ishin të shumta e për tema të ndryshme: investimet nga mërgata, të drejtat e pakicave, rëndësia e KFOR-it, lidhja me Shqipërinë, dialogu me Serbinë, krimet e luftës, korrupsioni i paqes etj. Në fund, i ftova përfaqësuesit italianë që ta vizitojnë Kosovën në vitin e ardhshëm dhe u pajtuam që në legjislaturën e shtatë ta avancojmë grupin e miqësisë Kosovë-Itali”, shkruan Kurti. /Telegrafi/