Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e projektit “Ura” (“Bridge”), një iniciativë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qendrës së Trajnimeve të RIT Kosovë.
Kurti gjatë ceremonisë tha “Vizioni ynё ёshtё tё formёsojmё njё shoqёri tё drejtё e tё barabartё, tё tillё qё promovon krijimin e mundёsive tё barabarta pёr tё gjithё qytetarёt e saj pa dallim etnie, religjioni apo kulture”.
“Diversiteti qё ne kemi nё Kosovё ёshtё vlerё e shtuar, prandaj kohezioni social dhe integrimi duhet tё jenё shënjues tё progresit tonё shoqёror e ekonomik”, tha Kurti.
Ai theksoi rёndёsinё e arsimit dhe aktiviteteve multikulturore, qё i edukojnё fёmijёt e tё rinjtё qё tё bёhen pjesёmarrёs aktivё e kontribues efektivё pёr njё shoqёri demokratike.
“Qeveria e Kosovёs e sheh arsimin si platformё shumë të rëndësishme, me tё cilёn fuqizohen individёt dhe shoqёria jonë, me tё cilёn krijohen potenciale qё individёt tё shndёrrohen nё agjentё të ndryshimit dhe tё bёhen kultivuesit kryesorë tё transformimit social,” tha mё tej kryeministri Kurti.
Krijimi i urave qё ndihmojnё kёtё komunikim të perceptimeve tona shoqërore, u vlerësua nga kryeministri si një mundësi më shumë pёr pranim tё tjetrit dhe promovim demokratik të kulturave të ndryshme.
Bazuar në suksesin e dëshmuar të programeve të mëparshme të Ambasadës Amerikane në Kosovë, qё vazhdon tё jetё partner strategjik nё zhvillimin social e ekonomik tё Kosovёs, kryeministri shprehu besimin se “Ura” do të shërbejë njëmend si urë lidhëse mes të rinjve kosovarë, të cilët kanë etni të ndryshme dhe vijnë nga vende të ndryshme të Kosovës.
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:
I nderuari nikoqir, Dr.Kamal Shahrabi, President dhe Dekan i Institutit të Rochesterit për Teknologji në Kosovë,
I nderuari z. Nicholas J. Giacobbe, i ngarkuari me punё i Ambasadёs sё Shteteve tё Bashkuara nё Kosovё,
E nderuara znj. Edona Maloku Bёrdyna, Zёvendёsministre e Arsimit, Shkencёs, Teknologjisё dhe Inovacionit,
I nderuari z. Qëndron Kastrati, Kryetar i Komunës së Kamenicёs,
Tё nderuar pёrfaqёsues të institucioneve vendore e ndёrkombёtare,
Profesorё e studentё, zonja dhe zotёrinj,
Ju faleminderit për ftesën në hapjen e projektit “Bridge” apo “Ura, një iniciativë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Qendrës së Trajnimeve të RIT Kosovë, Training and Development Institute. Siç është dëshmuar nga suksesi i programeve të mëparshme të Ambasadës Amerikane në Kosovë, kam besim se “Bridge” do të shërbejë njëmend si urë lidhëse mes të rinjve kosovarë, të cilët vijnë nga vende të ndryshme të Kosovës, që kanë etni të ndryshme prej njëri-tjetrit.
Qëllimet e këtij projekti shkojnë përtej mësimit të gjuhës angleze për të rinjtë tanë. RIT Kosova dhe TDI kanë pas vetes një varg përpjekjesh të suksesshme në fuqizimin e të rinjve, duke filluar me sistemin e dyfishtë të arsimit që aplikon universiteti, ku studentët përgatiten për tregun e punës përmes punës praktike e cila është kusht për diplomim.
Unë shoh një ngjashmëri me këtë koncept te projekti “Bridge”; duke inkurajuar komunikimin dhe bashkëpunimin ndëretnik, një dimension i ri në mësimin e gjuhës angleze.
Pra, nuk është më vetëm mësim i një gjuhe të huaj si pjesë e planprogramit të shkollave tona, por transformim i lëndës së gjuhës angleze në mësimin e një aftësie që do t’i mundësojë të rinjve që të integrohen në nivel ndërkombëtar.
Ne shpresojmë që dizajni i projektit do të ketë sukses në stimulimin e bashkëpunimit ndëretnik, si një nga pjesët kyçe të planeve tona kombëtare për zhvillim ekonomik e shoqëror, gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.
Qeveria e Kosovёs e sheh arsimin si platformё shumë të rëndësishme me tё cilёn fuqizohen individёt dhe shoqёria jonë, me tё cilёn krijohen potenciale qё individёt tё shndёrrohen nё agjentё të ndryshimit dhe tё bёhen kultivuesit kryesor tё transformimit social.
Jemi tё pёrkushtuar qё tё ngrisim cilёsinё dhe gjithёpёrfshirjen nё arsim duke ofruar mundёsi tё barabarta, e duke krijuar mjedise tё sigurta e miqёsore pёr tё gjithё qytetarёt e Kosovёs. Kёtё po e bёjmё pёrmes politikave e programeve ku talenti, dija dhe puna e tё rinjve optimalizohen.
Po punojmё qё tё harmonizojmё mё mirё e më saktë, shkathtёsitё e njohuritё e tё rinjve me nevojat e tregut, nё mёnyrё qё ata tё jenё mё tё pёrgatitur e mё konkurrues në vend, në rajon e nё botё. Këtë lidhje të dijes me punën, shkathtësive me shërbimin, si dhe aftësimin me përvojën në punë synojmë ta arrijmë përmes sistemit dual të edukimit.
Jemi duke mbështetur programe qё nxisin pёrfshirjen e grupeve tё nёnpёrfaqёsuara, me fokus te vajzat e gratё, komunitetet jo-shumicё dhe personat me aftёsi tё kufizuar.
Jam i lumtur që 1.000 studente vajza e gra do të përfitojnë bursa për studime në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Më lejoni ta përkujtoj se deri më tani kanë arritur rreth 450 aplikime, gjersa thirrja publike është e hapur deri më 20 tetor.
Ne jemi të gjithë qytetarë të barabartë para ligjit dhe paragjykimet i luftojmë kur punojmë edhe veprojmë bashkë.
Vizioni ynё ёshtё tё formёsojmё njё shoqёri tё drejtё e tё barabartё, tё tillё qё promovon krijimin e mundёsive tё barabarta pёr tё gjithё qytetarёt e saj pa dallim etnie, religjioni apo kulture.
Një hap i mirë në këtë drejtim është se nga 1 tetori i këtij viti arsimi i lartë në Kosovë është tash e tutje pa pagesë për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në nivelin Bachelor dhe Master.
Diversiteti qё ne kemi nё Kosovё ёshtё vlerё e shtuar, prandaj kohezioni social dhe integrimi duhet tё jenё shënjues tё progresit tonё shoqёror e ekonomik.
Mu kёtu hyn edhe rёndёsia e arsimit dhe aktiviteteve multikulturore qё i edukojnё fёmijёt e tё rinjtё tё bёhen pjesёmarrёs aktivё e kontribues efektivё pёr njё shoqёri demokratike.
Ne duhet t’i mёsojmё gjeneratat e reja qё tё respektojnё individualitetin e identititetin e tyre, por nё tё njёjtёn kohё tё promovojnё respekt pёr tё tjerёt qё nuk ndajnё tё njёjtёn prejardhje apo përkatësi.
Nxitja dhe forcimi i komunikimit ndёretnik e ndёrkulturor shёnon bazёn e njohjes sё tjetrit qё ёshtё ndryshe, qё flet gjuhё tjetёr e qё mbartё mёnyra tё tjera tё tё qenit.
Paragjykimet dhe urrejtja ushqehen nga padituria dhe izolimi që sjellin frikën për tjetrin si të huaj. Ne nuk mundemi dhe nuk duhet të trajtojmë të tjerët siç nuk do të dëshironim të na trajtonin neve. Ne duhet të edukohemi, punojmë e veprojmë së bashku, ashtu që të rrisim mirëqenien dhe dijen, e të luftojmë paditurinë dhe paragjykimet.
Andaj, krijimi i urave qё ndihmojnё kёtё komunikim të perceptimeve tona shoqërore, është mundësi më shumë pёr pranim tё tjetrit dhe promovim demokratik të kulturave të ndryshme.
Puna me grup-moshat e reja qё promovojnё qasje tё tillё ёshtё jo vetёm e mirёseardhur, por edhe e domosdoshme. Pёr kёtё, tё rinjve u duhet zё, u duhet pjesëmarrje aktive nё vendimmarrje. Mu pёr kёtё, rishtazi kemi emёruar Komisionin Shtetёror tё Rinisё, si trup ndërinstitucional qё do tё fuqizojё rininё e tё gjitha komuniteteve dhe do t’i mbrojё të drejtat e tyre. Përmes fuqizimit dhe maksimizimit tё potencialit qё kanë, ne rrisim edhe mirёqenien tonё kolektive.
Nё pёrmbyllje, mё lejoni tё ju shprehё falënderimin dhe mirёnjohen time tё thellë pёr Ambasadёn e Shteteve tё Bashkuara të Amerikës, e cila vazhdon tё jetё partneri ynë strategjik nё zhvillimin social e ekonomik tё Kosovёs pёrgjatё gjthё kёtyre viteve.
Unё i uroj RIT Kosovёs dhe partnerёve tё tij shumё sukses me projektin “Ura”. Shpresoj se do tё urёzoni lidhje tё reja bashkёpunimi ndёrmjet tё rinjve, duke uruar qё tё dёgjoj tregime bashkëpunimi të suksesshëm nga ky projekt. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sfidat e qeverisë së ardhshme pas zgjedhjeve të 9 shkurtit në marrëdhëniet me aleatët e saj
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Kallëzim penal ndaj një inspektoreje në Kumanovë, ka dëmtuar buxhetin për gjysmë milionë denarë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
Arrijnë votat e para nga diaspora
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?