LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Lufta e Dytë Botërore ka mbaruar, mirëpo duket se ajo e para ende jo

Kurti: Lufta e Dytë Botërore ka mbaruar, mirëpo duket se ajo e para ende jo

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka thënë se vrasja e një shekulli më parë të mbretit Aleksandar I, me vrasjen e kryeministri serb, Zoran Gjingjiq, më 12 mars 2003, janë e njëjta vrasje.

Këtë deklaratë Kurti e bëri në një postim të tij në rrjetin social Facebook, duke kujtuar kështu përvjetorin e vrasjes së kryeministrit serb, Zorag Xhinxhiç.

Ai tha se Serbia është pengesa kryesore evropiane e Bashkimit Evropian.


Lexoni më poshtë shkrimin e tij të plotë në Facebook:

“Në përvjetorin e vrasjes së Zoran Xhinxhiç”.

Lufta e Parë Botërore nuk ka nisur me vrasjen e Arkidukës Franz Ferdinand më 28 qershor 1914, por me vrasjen e mbretit Aleksandar Obrenoviq më 11 qershor 1903. Nuk do ta kishim atentatorin Gavrilo Principi në Sarajevë pa kapitenin Dragutin Dimitrijeviq në Beograd. Profesori i historisë moderne evropiane nga Universiteti i Cambridge-it, Christopher Clark, ka një libër të shkëlqyeshëm për këtë me titull: “Sleepwalkers: How Europe went to ëar in 1914” (Somnabulët: Si shkoi Evropa në luftë më 1914).

Një shekull pas vrasjes së mbretit Aleksandar I, vritet kryeministri serb, Zoran Gjingjiq, më 12 mars 2003. Këto dy vrasje, janë e njëjta vrasje. Nuk do t’i kishim Karaxhiqin, Mladiqin e sot Dodikun në Bosnje, pa Milosheviqin, Sheshelin e sot Vuçiqin në Serbi. Serbia e këtillë është pengesa kryesore evropiane e Bashkimit Evropian. Lufta e Dytë Botërore ka mbaruar, mirëpo duket se ajo e para ende jo. Rusia e nxit Serbinë, e cila e tërheq Francën në danse macabre? Nuk mjafton të shpresojmë se hera e parë ishte tragjedi e tash kjo e dyta është veçse farsë”, ka shkruar Kurti në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori