LAJMI I FUNDIT:

Kurti për televizionin zviceran: Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kurti për televizionin zviceran: Kosova do të aplikojë këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Evropian

“Kosova do të aplikojë sivjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti, në një intervistë dhënë televizionit zviceran, Blick.

Tutje kreu qeveritar tha se shpreson që po këtë vit edhe pesë shtetet e BE-së, që nuk e kanë njohur deri me tani Kosovën të ndryshojnë qëndrim.


“Ne jemi në kontakt me shtetet mos njohëse. Katër nga ato janë edhe në NATO: Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Rumania. E edhe Qipro që është pjesë e Bashkimit Europian por jo edhe e NATO-s. Shpresoj që këtë vit këto vende të bëjnë hapin e madh drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe t’i bashkohet shumicës së vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që janë pjesë e BE-së dhe NATO-s”, shtoi kryeministri.

Kurti theksoi se do të ishte shumë mirë që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës dhe në programin e partneritetit për paqe të NATO.

Ai përmendi edhe pjesëmarrjen e Kosovës vitin e kaluar në “Defender 2021” me shtetet anëtare të NATO-s.

“Kosova ka marrë pjesë në “Defender 2021” nga marsi deri në qershor me 330 ushtarë dhe jemi në mesin e vendeve nikoqire. Përderisa Serbia ka marrë pjesë së bashku me Rusinë në “Slavic Shield” në mesin e tetorit të vitit të kaluar”, deklaroi Kurti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

​“Frika për humbje të votave”, partitë shmangin në fushatë një prej temave kryesore

Lajme
Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Nga e hëna, aeroporti i Shkupit do të bëhet “aeroport i qetë”

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Demokracia në Veprim: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

Lajme
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Kalo në kategori