LAJMI I FUNDIT:

Kosova solidarizohet me Ukrainën, Kurti: Krimet i përjetuam edhe ne në vitet e 90-ta

Kosova solidarizohet me Ukrainën, Kurti: Krimet i përjetuam edhe ne në vitet e 90-ta

Në Prishtinë është hapur të hënën ekspozita “Ukraina: Një Krim Lufte”, prodhuar nga FotoEvidence, me mbështetje nga Open Society Foundations – Western Balkans, në bashkëpunim me Qendrën Barabar.

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti tha se Kosova solidarizohet me Ukrainën, sepse sipas tij, krimet që po kryhen në Ukrainën e sotme janë kryer edhe në Kosovën e viteve të 90-ta

Ai theksoi po ashtu se është detyrë dhe përgjegjësi e çdo shteti demokratik që respekton, dhe çmon të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.


“Hapja e kësaj ekspozite në Prishtinë është vetëm shenja më e fundit e solidaritetit të popullit të Kosovës me atë të Ukrainës në këtë kohë të vështirë. Solidariteti ynë me popullin ukrainas besoj që i ka dy burime, së pari është detyrë dhe përgjegjësi e çdo shteti demokratik që respekton, dhe çmon të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, që të solidarizohet me Ukrainën kundër pushtimit ilegal të Rusisë, si dhe ta ndihmojë atë me çdo mjet që e kemi në dispozicion. Sepse, sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është edhe sulmi i autokracisë ndaj demokracisë. Lufta në Ukrainë nuk është vetëm një çështje e thjeshtë mes dy shteteve, ajo ka implikime për gjithë botën. Rezistenca e Ukrainës është simbol i qëndrueshmërisë-demokracisë kundër forcave që kërkojnë shkatërrimin dhe zhdukjen e saj”, theksoi Kurti.

Kosova solidarizohet me Ukrainën, pasi shton Kurti, krimet që po kryhen në Ukrainën e sotme, janë kryer edhe në Kosovën e viteve të 90-ta.

“Kosova solidarizohet me Ukrainën, sepse krimet që po kryhen në Ukrainën e sotme janë kryer edhe në Kosovën e viteve të 90-ta. Dhe kjo është diçka që e veçon popullin e Kosovës prej shteteve të tjera demokratike. Kujtimet tona prej asaj dekada të tmerrshme janë ende të freskëta, plagët janë ende të hapura, gati çdo qytetarë I Kosovës, ose vetë është viktimë e dëbimit masiv të shqiptarëve në vitin 1999 ose ka të paktën një anëtar të familjes të që ka qenë viktimë e dëbimit, torturimit apo masakrave të kryera nga forcat serbe të regjimit të Mollosheviqit”, u shpreh ai.

Po ashtu kryeministri ka theksuar se ekspozita është me rëndësi të veçantë, sepse siç tha ai e vërteta tregohet dhe përhapet jo vetëm me fjalë, por edhe me artin, sidomos me artet pamore siç janë pikturat dhe fotografitë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Kalo në kategori