LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Komisioni parlamentar i Kosovës të shqyrtojë marrëveshjet e Brukselit

Kurti: Komisioni parlamentar i Kosovës të shqyrtojë marrëveshjet e Brukselit

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nëse do të bëhet kryeministër i Kosovës, do të propozojë formimin e komisionit parlamentar, i cili do të shqyrtojë marrëveshjet e Brukselit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ai në një intervistë për numrin më të ri të javores “Vranjske”, i cili do të dalë në shitje të enjten, ka folur për dialogun Prishtinë-Beograd.

Sipas tij, me këtë rast është i nevojshëm dialogu i brendshëm në të dyja shtetet dhe ai nuk është kundër pajtimit.


Kurti ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje në parim nuk është kundër dialogut, por kundër dialogut i cili Kosovën e shndërron në temë dhe Serbia përcakton agjendën.

“Vetëvendosje propozon një lloj dialogu të hapur dhe demokratik, social me pakica, përfshirë edhe serbët e Kosovës. Për ne do të ketë përparësi dialogu me serbët nga Kosova”, ka thënë Kurti, transmeton KosovaPress.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje ka planin për komunat veriore në Kosovë dhe për serbët nga Kosova, i cili parasheh masa të kombinuara ekonomike dhe sociale, si dhe nuk beson se integrimi i serbëve është i mundur pa zhvillimin ekonomik të Kosovës.

I pyetur nëse do të bisedojë me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, Kurti tha se Vuçiq e kthen në ditët studentore, kur kishte organizuar protesta kundër regjimit të Sllobodan Millosheviq, dhe se ai ishte ministër për informacione dhe ka mbajtur konferenca për media para hotelit “Grand” në Prishtinë, ku ishin vendosur paramilitarët e Arkanit.

“Është e mundshme që ai në Bruksel të duket ndryshe, por jo edhe nga Prishtina. Vuçiq dhe Daçiq janë pasues të Millosheviqit dhe Sheshelit. Nuk shoh kurrfarë dallimi në objektivat e tyre. Shoh vetëm dallim në strategji dhe metodë, pasi që rrethanat janë tjera”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, Vuçiq nuk mërzitet për serbët, por ai mendon vetëm për pushtetin e vet.

“Paqja afatgjate dhe stabiliteti në Ballkan varet edhe nga ndryshimet, të cilat duhet të krijohen në Serbi, por një gjë e tillë edhe më tej nuk po ndodh”, ka thënë Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori