Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka bërë të ditur se janë në prag të ndryshimit të statutit të partisë që e udhëheq. Ky ndryshim tha se do të bëhet për të pasur organizatën e gruas së Vetëvendosjes dhe të të rinjve të Vetëvendosjes, e kjo tha se po bëhet që të ketë solidaritet gjinor.
Kurti në konferencën në kuadër të “Javës së Gruas”, tha se pa pjesëmarrjen e grave dhe të të rinjve nuk ka demokraci.
“Jemi në prag të ndryshimit të statutit tonë ku do të kemi edhe organizatën e gruas së Vetëvendosjes edhe të të rinjve të Vetëvendosjes, në mënyrë që të kemi bashkëpunim dhe jo vetëm konkurrencë, të kemi solidaritet gjinor meqenëse duam që gratë t’i forcojmë dhe burrat t’i sfidojmë. Kjo është arsyeja pse në LVV kemi ndërmarrë ndryshime statutore të cilat synojnë që t’i votojmë në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet në ditët e fundit të këtij viti.
Kurti tha se nuk kanë qenë të kënaqur me numrin e kandidateve gra në listën e Vetëvendosjes për deputete në zgjedhjet e 6 tetorit, por që tha se i gëzon fakti që gratë deputete të partisë që e drejton nuk kanë pasur nevojë për kuotë që të jenë deputete.
“Në anën tjetër, nuk kemi qenë të kënaqur me numrin e kandidateve gra në listën tonë për kandidate për deputet që e kemi pasur për zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar ku kemi ngadhënjyer. Në listat për kandidat për asambletë komunale aty kemi tejkaluar shpesh herë 30 përqindëshin, mirëpo ajo çka na gëzon është fakti që gratë deputete të LVV-së që sot ndodhen në Kuvendin e Republikës asnjëra prej tyre nuk ka pasur nevojë për kuotën që të jetë deputete”, tha ai./Kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave

Trupi i copëtuar në pjesë, rasti i vajzës së vrarë në Zall Herr që angazhoi ekspertët e FBI

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania