LAJMI I FUNDIT:

Kurti homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu: Ishte veprimtar e artist i shquar

Kurti homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu: Ishte veprimtar e artist i shquar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe te varri i heroit Bahri Fazliu, në varrezat e dëshmorëve në Velani, në 26- vjetorin e rënies heroike të tij.

Kurti tha se nuk duhet harruar asnjëherë, se punën më të madhe, më të rëndë, më të vështirë, e kryesoren, e kanë kryer dëshmorët e kombit.

“Ai u vra në betejë në ballafaqim të drejtpërdrejtë me forcat armike serbe në Bogiq, në vendi i cili ndodhet në kufi të Kosovës edhe me Shqipërinë edhe me Malin e Zi. Pra, një vend domethënës i cili është edhe në përputhje me idealet e Bahri Fazliut – Gzimit, për çlirim e për bashkim kombëtar”, u shpreh kryeministri Kurti pas homazheve.


Duke kujtuar e nderuar figurën e Bahri Faziut-Gzimit, kryeministri tha se, ai është jo vetëm dëshmor i kombit, por edhe veprimtar i shquar, edhe luftëtar çlirimtar edhe artist, këngëtar, instrumentist e poet i cili ka lënë shumë shkrime, ka lënë shumë poezi, të cilave nuk iu mbaron asnjëherë aktualiteti.

“Ato tregojnë qysh liria është më e vlefshme, më e shtrenjtë se sa jeta dhe se si për çlirimin e popullit kundër padrejtësive, robërisë, kundër okupatorëve, shtypësve e shfrytëzuesve, duhet organizuar rezistenca deri në ngadhënjimin përfundimtar të popullit, të kombit, të shoqërisë e të qytetarëve”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori