Kryeministri, Albin Kurti deklaroi sot se Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet nga veriu, por vetëm 25 për qind e tyre do të zhvendosen nga objektet komunale të katër komunave në veri.
Duke arsyetuar marrëveshjen për depërshkallëzimin e situatës në veri para deputetëve të Kosovës, Kurti tha se Policia e Kosovës s’ka qenë kurrë më e pranishme sesa tash në veri.
“Ne natyrisht asnjëherë nuk heqim dorë nga sundimi i ligjit dhe zbatimi i ligjit nga luftimi i krimit dhe korrupsionit e kontrabandës. Por, në të njëjtën kohë edhe kemi shfaqur ndjeshmërinë tonë për rëndësinë e paqes së qëndrueshme, stabilitetit afatgjatë të sigurisë për të gjithë, e cila nënkupton të kemi ndjeshmëri që në këto dy javët e fundit s’ka pasur as protesta të dhunshme, incidente dhe gjithashtu as sulme në veri të Kosovës. Rrjedhimisht s’kemi tërheqje të Policisë së Kosovës, të gjithë policët që janë në veri të Kosovës janë në veri të Kosovës, por kemi 25 për qind zhvendosje të Policisë nga ndërtesat komunale, por gjithnjë brenda veriut të Kosovës. Nuk dalin policia nga ndërtesat që të vijnë në jug”, tha ai.
Para përleshjeve fizike në Kuvend, ku u përfshinë deputetët e PDK-së dhe ata të pozitës, Kurti tha se tani janë shtatë baza policore në veri, rreth kufirit me Serbinë.
“547 policë serbë kanë dhënë dorëheqje për një ditë më 5 nëntor, sot që po flasim janë mbi 800 policë të Kosovës atje, jo vetëm shqiptarë. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit kurrë s’ka qenë më i fuqishëm se tash. Kemi shpallur terroriste të ashtuquajturën si organizata Mbrojtjen Civile dhe të ashtuquajturën Brigada Veriore….
Shtatë baza policore janë në veri rrotull kufirit me Serbinë, asnjë bazë nuk ka qenë më herët. Katër ndërtesa të komunave në veri janë të Republikës, katër stacione në veri janë të Republikës. Kjo nuk ka qenë më herët dhe tash është”, tha ai.
Kurti foli edhe Milan Radoiçiqin, i cili përmendet në përgjimet e publikuara në mes shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe ish-deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.
Ai tha se Radojçiq më herët qëndronte në Mitrovicë dhe Prishtinë, ndërsa tani është në anën tjetër të kufirit.
“Fletëarresti për kryekriminelin MilanRadoiçiq është hequr më 19 shkurt 2021, pesë ditë pas fitores sonë. Ne i kemi fituar zgjedhjet me 438 mijë vota me datën 14 shkurt 2021, pesë ditë më vonë ish qeveria para se të bëhemi ne qeveri është hequr fletëarresti ndaj këtij kryekrimineli. Kur kanë qenë qeveritë e mëhershme, ky kryeminiel ka qenë në Mitrovicë dhe Prishtinë. Tash kontributi jonë është se ai është në hotelin në Kopaunik në anën tjetër të kufirit”, shtoi Kurti. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime