LAJMI I FUNDIT:

​Kurti: Ekipi politik i Kosovës për dialog me Serbinë do të përbëhet nga 10 anëtarë

​Kurti: Ekipi politik i Kosovës për dialog me Serbinë do të përbëhet nga 10 anëtarë

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell.

Në temën e dialogut të ardhshëm me Serbinë, kryeministri Kurti e njoftoi Borrell me përgatitjet e tij, duke theksuar dy ekipet e dialogut të Kosovës: njëri politik-përfaqësues kurse tjetri këshillues-profesional.

Ekipi i parë do të kryesohej nga kryeministri dhe do të përbëhej nga 10 anëtarë gjithsej: kryeministri, presidenti, kryetarja e Kuvendit, dhe, nga një anëtar i secilës parti parlamentare LVV, LDK, PDK, AAK-PSD, LS, Nisma-AKR dhe Grupi 6+.


Borrell e mirëpriti këtë ide dhe format të kryeministrit. Për ekipin tjetër këshillues-profesional ku do të jenë ekspertë të fushave të ndryshme, kryeministri Kurti do të vendosë së shpejti, thuhet në komunikatë.

Temë diskutimesh ishin masat dhe përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për parandalimin e Covid-19, dhe nevojën për ndihmë nga BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Lajme

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

Lajme
Kalo në kategori