LAJMI I FUNDIT:

Kurti e Mustafa dakordohen për modalitetet e Qeverisë me 12 ministri, të hënën marrëveshja

Kurti e Mustafa dakordohen për modalitetet e Qeverisë me 12 ministri, të hënën marrëveshja

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se lideri i kësaj partie Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në takimin e sotëm janë pajtuar për bashkëqeverisje dhe se të hënën do të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës.

Në një komunikatë të lëshuar në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook, thuhet se nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për versionin e parë.

Njoftimi i plotë:


“Sot në orën 13:00, në Kuvendin e Kosovës, u takuan kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Në këtë takim u përmbyll 100% harmonizimi i programit qeverisës duke u pajtuar për të gjitha çështjet e hapura. Nga dy modalitetet e ndryshme për kabinetin qeverisës me 12 ministri, që i kishin ofruar ekipet punuese të dy subjekteve tona, Kurti dhe Mustafa u përcaktuan për versionin e parë. Në vijim do të përzgjedhen përgjegjësitë në qeverisjen e përbashkët, për çfarë u sqaruan pozicionet dhe kërkesat. Pra, u hap tema dhe u saktësua principi i zgjidhjes, e që përfundimisht do të përmbyllet të hënën me marrëveshje”, thuhet në njoftim e VV-së.

LVV dhe LDK kanë zhvilluar takime të shumta për harmonizimin e programit qeverisës, fillimisht me anë të grupeve punuese dhe pastaj në nivel liderësh. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 6 tetor, Lëvizja Vetëvendosje fitoi më së shumti vota pasuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Kalo në kategori