Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk do ta neglizhojnë dialogun me Serbinë por as nuk do të shpejtojnë.
Këto komente kreu i qeverisë i bëri gjatë vizitës që e bëri në komunën e Pejës, ku ka shkuar për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga erërat e forta.
“Ne në parim jemi për marrëdhënie të mira fqinjësore, jemi për marrëdhënie të mira bilaterale në frymën evropiane jemi edhe për dialog parimor e të përgatitur mirë e për këtë gjë kemi takuar edhe përfaqësuesit politik e diplomatik nga perëndimi si nga Brukseli po ashtu edhe nga Washingtoni. Në ditët në vijim prioritet i qeverisë sonë është përgatitja e buxhetit 2020, është programi qeverisë që del nga marrëveshja e koalicionit dhe është plani i punës së qeverisë. Nuk e neglizhojmë dialogun, nuk duhet të vonohemi për dialog por nuk duhet as të ngutemi”, tha Kurti.
Kurse sa i përket mundësisë së zgjedhjes të ndërmjetësuesit sllovak të Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, Kurti ka thënë se edhe me të do të takohen dhe se në këto takime do të shpalosin qëndrimet e shtetit të Kosovës për të mbrojtur interesin nacional të vendit.
“Ne nuk mund të ndikojmë se kush zgjidhet në Bruksel dhe se çfarë emisarësh ata caktojnë për ndërmjetësim por natyrisht që ne të gjithë ata i presim në takime ku shpalosim qëndrimet tona dhe mbrojmë interesin nacional të vendit tonë. Do të kemi koordinimin edhe qeveritar edhe shtetëror duke përfshirë edhe opozitën në mënyrë që përfaqësimi ynë të jetë edhe dinjitoz edhe i fuqishëm edhe i suksesshëm. Ashtu siç e kemi takuar zotërinë Borrell kur ka ardhur në Prishtinë do ta takojmë edhe emisarin e tij, çoftë në Prishtinë apo Bruksel”, theksoi kryeministri i Kosovës./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filipçe: Duhet konsensus për reformat në drejtësi, për të parandaluar partizimin
Kurti takon mbështetësit e tij në Prishtinë, zotohet se do të bëjë dyfishimin e kapacitetit të mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore në kryeqytet
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar
Shkeljet gjatë fushatës zgjedhore, PZAP gjobit me mijëra euro PDK-në, AAK-në dhe Koalicionin Vakat
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin