LAJMI I FUNDIT:

Kurorëzim afër varrezave të prindërve

Kurorëzim afër varrezave të prindërve

Martesa është një nga momentet më solemn në jetë. Njerëzit janë kurorëzuar nën ujë, në balonë fluturuese ..., por definitivisht solemniteti më bizar i kurorëzimit është mbajtur në varreza!

Disa çifte të reja kineze janë kurorëzuar afër varrezave të prindërve të tyre, të cilët kanë vdekur pak kohë më parë, shkruan gazeta News nga Pekini.

Katër çifte kanë marrë pjesë të dielën, në qytetin Tianjin, në veri të vendit, në këtë solemnitet të pazakontë, “të parin të këtij lloji në Kinë", në të cilin kanë shkëmbyer unazat, shton gazeta.

Edhe pse dy nuse dhe një dhëndër jo shumë kohë më parë kanë mbetur pa njërin prindër, në këtë mënyrë i ka nxitur dëshira të ndryshojnë mendimin e njerëzve mbi vdekjen dhe varrosjen, vlerëson gazeta.