Osteoporoza është një sëmundje që lidhet me humbjen e indit kockor, duke i bërë eshtrat tuaja më të brishta dhe më të prirura ndaj thyerjes
Në fakt indi kockor shpërbëhet dhe riparohet vetë, por kur riparimi nuk ndodh në të njëjtat ritme me shpërbërjen, ndodh osteoporoza.
Osteoporoza lidhet zakonisht me mungesën e kalciumit ose vitaminës D. Mungesa e vitaminës K, manganit, zinkut, borit dhe bakrit janë gjithashtu faktorë që ndikojnë tek kjo sëmundje pasi këto vitamina dhe minerale luajnë rol në formimin e kockave.
Osteoporoza lidhet edhe me ndryshimet hormonale në trup. Kjo është arseja pse ko sëmundje është shumë e pranishme tek gratë pas menopauzës, pasi trupi i tyre prodhon më pak hormone si estrogjeni dhe progresteroni.
Nëse jeni diagnostikuar me osteoporozë ose jeni të rrezikuar nga kjo sëmundje, është e rëndësishme të keni një regjim të shëndetshëm dhe t’i nënshtroheni një diete strikte. Ekzistojnë disa medikamente natyrale për trajtimin e osteoporozës.
Ushtrime të rregullta. Ecja, joga, aerobia dhe kërcimi janë disa ushtrime që ndihmojnë shumë. Të gjitha ato e lejojnë trupin të funksionojë kundra gravitetit dhe të mbajë peshën tuaj, një fenomen që e detyron kockën të krijojë inde të reja.
Shmangni duhanin. Ekzistojnë disa përbërës tek duhani të cilat i bëjnë gratë të kalojnë më shpejt në menopauzë. Autoritetet shëndetësore pohojnë se duhanpirja gjithashtu mund të ndikojë negativisht në humbjen e indit kockor.
Kufizoni alkoolin. Ekspertët thonë se konsumi i moderuar i alkoolit (2 doza në ditë për burrat dhe një për gratë) ju bën mirë. Tejkalimi i këtyre dozave pasohet me një numër të lartë efektesh negative për trupin dhe një prej tyre është edhe dobësimi i kockave.
Reduktimi i kafeinës. Sipas një studimi, kafeina në një filxhan kafeje e bën kalciumin e qumështit të pavlerë. Kështu që limitojini dozat e saj. Gjithashtu mban mend se çaji dhe pijet me gaz përmbajnë gjithashtu kafeinë.
Merrni sa më shumë rreze dielli. Të qëndruarit në diell për 15-20 minuta është mjaftueshëm për të mbajtur vitaminën D në vlerat optimale. Vitamina D është e nevojshme për absorbimin e kalciumit në trup.
Merrni mjaftueshëm vitaminë K. Ky nutrient është i nevojshëm për mbajtjen e kalciumit në kocka, për fuqizimin dhe parandalimin e humbjes së indit kockor. Ushqime të pasura me këtë vitaminë janë perimet jeshile sidomos lakrat e Brukselit, lakra kale, brokoli e spinaqi. Shtoni yndyrat e shëndetshme në dietën tuaj sepse janë të domosdoshme për absorbimin e vitaminës K.
Merrni mjaftueshëm acide yndyrore omega 3. Sipas ekspertëve, acidet yndyrore omega-3 në dietën tuaj janë të rëndësishme për kocka të forta. Disa burime të shkëlqyera të këtyre acideve janë farat e linit, arrat, soja, salmoni, sardelet, toni dhe karkalecat e detit.
Merrni dy lugë gjelle gjalpë kikiriku në ditë. Magnezi është shumë i rëndësishëm në rindërtimin dhe ruajtjen e indit kockor dhe ky mineral gjendet me shumicë në gjalpin e kikirikut. Merrni dy lugë gjelle gjalpi kikiriku për të përfituar afërsisht 50 mg magnez.
Hani banane. Nuk është më sekret që bananet janë shumë të pasura me kalium i cili i bën shumë mirë zemrës. Ky mineral që bananet e kanë me shumicë është gjithashtu vital për të forcuar kockat, sidomos ato të shpinës dhe ijëve.
Shtoni kosin e plotë në regjimin tuaj të përditshëm. Kosi është i pasur me kalcium i cili forcon kockat. Shumë njerëz që kanë intolerancë laktoze, përsëri e konsumojnë kosin për të marrë përfitimet e kalciumit prej tij, pasi laktoza e gjendur tek kosi shkatërrohet.
Merrni vaj kokosi. Shumë gra mund të marrin përfitime nga konsumi i rregullt i vajit të kokosit pasi parandalon humbjen e kockave të shkaktuar nga ndryshimet hormonale në menopauzë, këshillon Living.
Pini lëng portokalli. Studimet kanë treguar se vitamina C e gjendur tek lëngu i i portokallit është e domosdoshme për t’i mbajtur kockat në top-formë. Është ide e mirë të konsumoni lëng portokalli që është i pasur me kalcium të shtuar për të mbajtur osteoporozën larg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker