Kundër ‘Edukatës Fetare’ në shkollat e Kosovës
Rreth debatit për vënien e orës fetare si mësim të detyruar nëpër shkollat e Kosovës, tashmë janë pozicionuar shumë grupe, individ, shoqata apo organizata në të dyja kampet, atë për, dhe atë kundër, duke përdorur të drejtën e qytetarit për tu edukuar, kurse nga kampi tjetër, duke përdorur argumentin e shtetit laik si bazë e fortë kushtetuese që e ndanë shtetin nga feja. Derisa në këtë zhurmë madiatike e mbi-politizuar, nxitur nga dy deputet të koalicionit ‘Aleanca për Kosovë të Re’ të hyrë në Kuvendin Popullorë të Republikës si pasojë e sistemit të çoroditur zgjedhorë në Kosovë, e që për shkak të numrave të ulët që koalicioni qeveritarë i ka në disponim, nuk mundet të ia lejoj vetes bezdisjen e tyre, kanë filluar që njerëzit të marrin edhe nofka (kryesisht komunistet nuk po duan të na lënë praktikimin e fesë) duket se më së paku, ose edhe fare nuk është shtjelluar argumenti mësimoro – pedagogjik, pra çështja se a duhet që domosdo fëmijët tanë të mësojnë fenë nëpër shkolla!
Pikërisht për këtë çështje dua t’i marrim shtruar këto argumente në cilësinë e një akademiku që për mëse një dekadë është i përfshirë në arsim të nivelit universitarë. Fillimi me një projekt të ri është kurdoherë vështirësi e madhe, e aq më tepër kur është fjala për një eksperiment të pa provuar më parë. Kështu edhe lënda e edukatës fetare kërkon një planprogram të studiuar, balancual dhe organizuar mirë. Konkretisht, sa shumë hapësirë do t’i ipej në këtë lëndë fesë Islame, si religjioni që pjesa më e madhe e banorëve të vendit i përkasin, çfarë hapësire do të zinin në këtë lëndë sektet fetare myslimane, si do të shpjegoheshin interpretimet e ndryshme të Islamit nga Sufismi (që predikon një Islam shpirtërorë dhe vetëmohues) deri te Uahabismi (që predikon mënyrën më të egër dhe më radikale të udhëzimeve Kuranore). Pastaj, sa shumë hapësirë do t’i ipej në këtë lëndë Krishterimit dhe sekteve të tija, psh a do të mund të mësonin nxënësit tanë për Krishterimin Ortodoks Armenas, apo atë arkaik Koptik. Çështja tjetër, a do të mësojnë nxënësit tanë edhe për Çifutizmin, pastaj sektet Protestante, Kalviniste, Adventiste, Metodiste, apo edhe mijëra fetë e tjera pagane, natyraliste, dhe ato që besojnë në shumë Perëndi?
Siç po shihet pra, problemet janë mëse të shumta, ku ajo e përgatitjes së një armate arsimtarësh për këtë lëndë, do të ishte ndër më problematiket. Kush do jene ata? Priftërinj, hoxhallarë, apo mësues te rëndomtë? E rëndësishme do të ishte që të mos pikaset kjo lëndë ashtu që të mbetet e neglizhuar dhe braktisur siç ka qenë për shembull rasti me lëndët e ‘Amvisnisë’ apo ‘Bazat e Arsimit Teknik’ që neve që i mbajmë mend ishin vetëm lëndë sa për të mbushur orarin, pa fare interesimi nga institucionet e atëhershme arsimore. Në kundërshtim të atyre që sjellin argumentin se në perëndim gati në çdo vend ekziston lënda e edukimit fetarë, ja një përgjigje shumë domethënëse. Të gjitha këto shoqëri e shohin këtë lëndë si problematike dhe shumë përçarëse, sepse kur në orën e mësimit mësohet për Katolikët, nxënësit Protestant të detyruar nga prindërit e tyre natyrisht, braktisin orën, dhe anasjelltas, kur shpjegohet për Protestantët, nxënësit Katolik braktisin mësimin, kurse kur flitet për Islamin, Çifutizmin apo fetë e tjera, të gjithë nxënësit së bashku braktisin orët e mësimit. Për efekt të tranzicionit që po kalojmë, dhe në respekt të vlerës madhore të tolerancës fetare që ne Shqiptarët disponojmë, pyes – a do të ishte mirë që ndasi të këtilla artificiale të shënohen edhe në kombin tonë?
Dhe në fund, edhe çështja praktike e lidhur me mësimin fetarë nëpër shkolla! Çka e keqe u erdhi atyre që deri tani nuk mësuan lëndën fetare në shkolla, pra baballarët e këtyre fëmijëve që sot janë nxënës? Si ndodhi që edhe ne mësuam për fenë edhe pse nuk mësuam nëpër shkolla për edukatën fetare? Që më sjell kështu edhe te pika e fundit e këtij rebukimi – e që është; se feja i përket pikërisht shpirtit të njeriut, është një gjendje shpirtërore dhe emocionale e besimit mbi forca të mbinatyrshme, dhe duhet të mësohet vullnetarisht dhe me vetdëshirë. Shteti më së paku duhet të ketë dorë në këtë çështje, feja duhet t’i lihet familjes, prindit dhe shpirtit të njeriut për ta mësuar kur të dojë e si të dojë.
(Autori është bashkëpunëtor shkencorë në Qendrën për Studimet e Shkencave Politike të Europës Lindore, studiues shkencorë në Universitetin Njukasell, anëtarë i Qendrës për Studimet Fqinjësore i Universitetit Sterling, bashkëpunëtor korrespondent në Universitetin e Varshavës, dhe pedagog i shkencave politike në Universitetin Glasgow, Britani e Madhe)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin